Grupi OTP merr një tjetër vlerësim, nga revista prestigjioze Euromoney, e cila e ka shpallur “Bankën më të mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore” për Bankingun Privat.
I udhëhequr nga ekspertiza rajonale dhe një strategji koherente, OTP Private Banking ka ndërtuar një rrjet bankar privat me ndikim të gjerë që thekson zgjidhjet gjithëpërfshirëse këshilluese, operacionet e thjeshta dhe raportin e ngushtë me klientët, argumenton Euromoney.
Bankingu Privat i OTP është një strukturë kyçe, e cila operon në 9 shtete në Europën Qendrore dhe Lindore, përfshirë edhe në Shqipëri, duke i shërbyer mbi 32,800 klientëve, me një portofol asetesh prej 10.1 miliardë euro.
Gjatë viteve të fundit, OTP Bank është fokusuar në përsosjen e modelit të saj të bankingut privat duke u mbështetur në njohuri të gjera rajonale. Si pjesë e kësaj strategjie, banka konsolidoi tregjet e saj, investimet dhe shërbimet bankare private në nivel grupi nën ombrellën e drejtorisë së saj të sapokrijuar të tregjeve globale, të drejtuar nga Attila Banfi. Duke unifikuar një sërë shërbimesh, OTP Bank maksimizon sinergjitë që forcojnë ofertën e saj të përgjithshme të shërbimeve.
Banka private përfiton nga struktura e re, duke ofruar shërbime këshilluese investimi gjithnjë e më komplekse dhe të larmishme, të mbështetura nga një gamë e zgjeruar produktesh, shkëmbim i vazhdueshëm njohurish dhe një qasje proaktive ndaj angazhimit të klientit, thekson më tej Euromoney.
Një hap tjetër i rëndësishëm në rritjen e aftësive të OTP Private Banking përfshin prezantimin e platformës së menaxhimit të pasurisë së bankës, e krijuar për të thjeshtuar procedurat këshilluese dhe për të automatizuar detyra të ndryshme. Me uljen e kohës së procedurave këshilluese, platforma e saj ka përshpejtuar procesin e investimit, duke u mundësuar klientëve të përfitojnë nga udhëzimet e shpejta dhe efikase.
Gjithashtu, duke mbajtur në konsideratë ndryshimin e demografisë, OTP Private Banking i dha përparësi transferimit të pasurisë ndër breza, duke lançuar shërbimin e menaxhimit të pasurisë, që i ndihmon klientët të menaxhojnë aktivet me shumë gjenerata dhe të përgatiten për kalimin e pasurisë midis brezave. Paketa e saj familjare adreson nevojat private dhe të korporatave përmes një pike të vetme kontakti, duke rritur kënaqësinë e klientit dhe duke mundësuar që garancitë të shërbejnë në mënyrë efektive.
“OTP Bank është fokusuar në përsosjen e modelit të saj të bankingut privat, duke u mbështetur në njohuritë e gjera rajonale,” shprehet Attila Banfi, menaxher me shumë përvojë dhe “truri” i operacioneve të bankingut privat në grup.

Gjithashtu, në përgjigje të tendencave në rritje mbi qëndrueshmërinë, banka private tani integron në mënyrë aktive faktorët ESG në proceset e saj këshilluese.
Klientët nxiten të ndajnë preferencat e tyre ESG, të cilat më pas drejtojnë krijimin e portofoleve model që synojnë rezultatet e qëndrueshmërisë. Platforma e saj e menaxhimit të pasurisë përshtat strategjitë në përputhje me ESG, duke kontribuuar në përmirësimin e vlerësimeve të qëndrueshmërisë për bankën.
Në frontin digjital, banka vazhdon të avancojë zgjidhjet inovative që synojnë rritjen e efikasitetit dhe kënaqësinë e klientit. Një drejtori e posaçme mbikëqyr zhvillimet e teknologjisë së informacionit, duke i mundësuar bankës të nxjerrë shërbime investimi më të avancuara dhe produkte bankare të përditshme, të përshtatura për nevojat e veçanta të klientëve. Këto nisma përfshijnë automatizimin e shërbimeve këshillimore, procedurat më të shpejta të aksesit të klientit dhe një platformë gjithëpërfshirëse IT që mbështet në mënyrë unike besimet brenda tregut hungarez.
Si pjesë e këtij transformimi digjital, OTP Private Banking pranon ndikimin e rëndësishëm të Al dhe robotikës në operacionet e ardhshme bankare. Për të shfrytëzuar këto mundësi, ajo ka investuar në një superkompjuter të specializuar të projektuar për aplikacionet Al dhe po eksploron në mënyrë aktive mënyrën më të mirë për të integruar mësimin e makinerive dhe teknologji të tjera të avancuara në aktivitete të ndryshme bankare. /Përshtati nga Euromoney, ekofin.al

