Kategoria: tenderat

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) u ka kërkuar autoriteteve dhe enteve kontraktore që të verifikojnë nëse një procedurë prokurimi është ankimuar, përpara se të vijojnë me publikimin e një sërë njoftimesh në Sistemin e Prokurimit Elektronik. Njoftimi vjen pas problematikave të raportuara nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), duke sjellë në vëmendje detyrimin e personave

Një tjetër kompani e përjashtuar nga tenderat publikë nga Agjencia e Prokurimit Publik ka arritur të dalë, të paktën përkohësisht, nga “lista e zezë”, duke iu drejtuar Gjykatës Administrative dhe duke kërkuar pezullimin e vendimit deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes. Bëhet fjalë për shoqërinë “Asi-2A Co”, e cila ishte përjashtuar për 12 muaj nga

Problemet me procedurat e prokurimit në sektorin e shëndetësisë vijojnë të përsëriten, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi respektimin e legjislacionit dhe kontrollin e fondeve publike. Pas rasteve të raportuara më herët nga Ekofin në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe Spitalin Rajonal të Durrësit, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka evidentuar shkelje të

Kontrollet mbi mënyrën se si zbatohen kontratat publike vijojnë të nxjerrin në pah mangësi serioze në administrimin e fondeve publike. Rasti më i fundit lidhet me Ministrinë e Mbrojtjes, ku Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka konstatuar shkelje gjatë monitorimit të një kontrate për furnizim me mallra dhe ka propozuar masa disiplinore ndaj tre personave

Shqipëria po pret këtë sezon turistik një fluks vizitorësh që llogaritet sa gjashtëfishi i popullsisë së saj, ku rreth 66.3% e tyre zgjedhin të hyjnë nëpër pikat kufitare tokësore me automjetet e tyre personale. Megjithatë, kushdo që ka udhëtuar përgjatë dy muajve të fundit nëpër akset kryesore të vendit, është përballur me një realitet zhgënjyes

Kompanitë që konkurrojnë për tenderat publikë, kërkojnë licenca ose përfitojnë subvencione shtetërore do t’u nënshtrohen kontrolleve të reja të integritetit, me synimin për të parandaluar depërtimin e krimit të organizuar në ekonominë e ligjshme dhe në administratën publike. Masa parashikohet në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda

Projektligji i ri për ndryshimet në ligjin “Për prokurimin publik” tashmë në konsultim, sjell disa shtesa që mund të ndryshojnë mënyrën si zhvillohen tenderat publikë në Shqipëri. Ankandi elektronik, risia më e dukshme e projektligjit Projektligji parashikon që autoritetet ose entet kontraktore të mund të përdorin ankandin elektronik si një proces ku ofertuesit paraqesin çmime

Tenderat rezultojnë të jenë një “minierë ari” për përfituesit e paligjshëm. Ky rezultat del bazuar në dosjet e hetuara te SPAK duke nisur nga zbulimet për ndërtimin e ujësjellësve, abuzimet studimore në universitetin bujqësor apo KESH, prokurorimet për ndërtimin e komisariateve, palestrat e shkollave, ndriçimi, AKSHI, rrugët rurale nën administrim të bashkive deri tek akset