Kategoria: sigurime

Ndryshimet në ligjin bazë për tregun e sigurimeve, pas miratimit në Këshillin e Ministrave në mbledhjen e fundit për vitin e kaluar, janë depozituar tashmë për shqyrtim dhe miratim në Kuvend. Ndryshimet në ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” synojnë përafrimin e mëtejshëm me direktivën evropiane të fushës, aplikimin e rekomandimeve nga procesi i vlerësimit

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – nëntor 2024 kapën vlerën 22 miliardë lekë, ose 7,28% më shumë se në janar – nëntor 2023. Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë periudhës janar – nëntor 2024, edhe numri i kontratave të sigurimit shënoi rritje, duke

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiara ka ndërmarrë disa ndryshime në ligjin kryesor të sigurimeve, atë “për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, të cilat synojnë përafrimin e mëtejshëm me direktivën evropiane të fushës, aplikimin e rekomandimeve nga procesi i vlerësimit të ICP-ve, si edhe përgatitjen e tregut për zbatimin e plotë të regjimit Solvency 2 për aftësinë

Tregu i sigurimeve ka përshpejtuar disi rritjen në muajin shtator, pas ngadalësimit në muajin paraardhës. Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e arkëtuara për periudhën 9-mujore arritën në rreth 18.3 miliardë lekë, ose 7.36% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. I njëjti trend rritës vihet

Rritja e tregut të sigurimeve është ngadalësuar në muajin gusht, pasi kishte rikuperuar nisjen e ngadaltë të muajve të parë të vitit, me një rritje të mirë gjatë muajve qershor e korrik. Shkak kryesor për këtë ka qënë zhvlerësimi i mëtejshëm i euros që ka sjellë ndikime direkte në të paktën 4 produkte sigurimi dhe