Kategoria: Qsut

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) e ka nisur vitin 2026 me vijimin e një praktike tashmë të konsoliduar në veprimtarinë e saj: vënien e pasurive të sekuestruara në funksion të interesit publik, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile. Në këtë kuadër, Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë pune

Qeveria ka parashikuar në Programin e Buxhetit Afatmesëm 2026-2028, financimin për herë të parë të procedurës së transplantit të kornesë së syrit, një shërbim ky që do të përmirësojë jetesën duke kthyer shikimin tek pacientët me shikim të dëmtuar. Sipas dokumentit, janë parashikuar fillimisht 50 raste me një financim vjetor 25 milionë lekë. Ekofin.al bisedoi

Në vitin 2024, sipas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, spitalet publike dhe private në Shqipëri prodhuan gati 935 mijë kilogramë mbetje spitalore, por vetëm 0,9% e tyre, ose 751 kilogramë, u trajtuan sipas standardeve ndërkombëtare. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë ngrejnë shqetësime serioze për sigurinë mjedisore dhe shëndetin publik. Privatët dominojnë

Largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Alma Cani. Në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Profesoresha Donjeta Bali, prezantimi i së cilës do të bëhet të enjten  me stafin drejtues të QSUT. Profesoreshë Bali është prej më shumë se 20 vite pjesë e QSUT pasi ajo ofron kujdes shëndetësor në shërbimin

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender me vlerë 17 milionë euro për ndërtimin e një parkimi me kate dhe një hoteli në territorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës për parkimin e automjeteve, duke u përgjigjur nevojave të përditshme të mijëra shoferëve që vizitojnë spitalin.