Largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Alma Cani.
Në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Profesoresha Donjeta Bali, prezantimi i së cilës do të bëhet të enjten me stafin drejtues të QSUT.
Profesoreshë Bali është prej më shumë se 20 vite pjesë e QSUT pasi ajo ofron kujdes shëndetësor në shërbimin e pediatrisë e specializuar në fushën e onkohematologjisë pediatrike dhe sëmundjet e rralla.
Profesoreshë Alma Cani, ish-shefja e reanimacionit në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” qëndroi në krye të qendrës më të madhe spitalore për afro 14 muaj. Cani erdhi në krye të QSUT në 25 mars 2024.
