Kategoria: Qsut
Një parkim i madh me 1,400 vende pritet të përfundojë në hyrje të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke krijuar mundësinë që automjetet të largohen nga territori i brendshëm i spitalit dhe hapësira të transformohet në një park. Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në spitalin e ri të Kardiokirurgjisë në QSUT, tha se rreth 900
Qeveria ka rishikuar brenda vitit buxhetin e shërbimit spitalor për 2026, duke e rritur fondin total me 1.946 miliardë lekë, por ndryshimi më i madh është në mënyrën se si shpërndahen paratë. Nga krahasimi i të dhënave të janarit dhe gushtit rezulton se fondet e alokuara drejtpërdrejt për institucionet spitalore rriten me rreth 6.57 miliardë
Vetëm 2 nga 20 rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për përmirësimin e menaxhimit të pajisjeve mjekësore në sistemin spitalor publik rezultojnë të zbatuara, ndërsa 18 masa, ose 90% e totalit, mbeten të pazbatuara. KLSH e cilëson nivelin e zbatimit “shumë të ulët” dhe paralajmëron se mosmarrja e masave rrezikon përdorimin efektiv të pajisjeve
Spitalet vijojnë të kenë mangësi në pajisje, përveç mungesëa së konstatuar dhe të ngritur si problematikë të barnave dhe trajtimeve sidomos për sëmundjet e rënda. Një auditim i fundit i KLSH, lidhur me rekomandimet e lëna më parë, konfirmon këto mungesa. Shintigrafia pranë “Shefqet Ndroqit” vijon të jetë jashtë funksionit që prej 16 marsit 2020
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, institucioni më i madh shëndetësor në vend, vijon të përballet me lëvizje të shpeshta në drejtim, duke ngritur pikëpyetje mbi stabilitetin menaxherial të spitalit që trajton mijëra pacientë çdo ditë. Këtë të hënë, QSUT prezantoi zyrtarisht Drejtuesen e re të Përgjithshme, Rudina Degjoni, e cila merr drejtimin e institucionit pas
Shpenzimet për barnat e rimbursueshme në Shqipëri janë rritur gjatë vitit 2025, ndërsa pjesa më e madhe e fondit vijon të shkojë për barnat që tregtohen në farmacitë e rrjetit të hapur. Të dhënat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor tregojnë se buxheti i planifikuar për rimbursimin e barnave për vitin 2025
Pas zjarrit që përfshiu një pallat pranë kompleksit të banimit në zonën e QSUT-së, duke lënë rreth 70 familje në qiell të hapur, ka reaguar Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, duke e cilësuar ngjarjen si një alarm serioz për rreziqet që kërcënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Shoqata thekson se raste të tilla, fatkeqësisht, nuk
Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në përfundim të verifikimit të dokumentacionit, ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për zhvillimin e intervistës. Gjatë intervistës, kandidatët do të paraqesin platformën strategjike katërvjeçare, e cila integron zhvillimin e shërbimit mjekësor, avancimin e mësimdhënies dhe fuqizimin e kërkimit
Nëntë shërbime në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pritet të kenë drejtues të rinj. Që prej datës 10 shkurt është hapur gara për kandidatët që do të përzgjidhen në drejtimin e këtyre shërbimeve dhe shqyrtimi i dosjeve të tyre është drejt fundit. Bëhet fjalë për shërbime të rëndësishme siç janë Anestezi-Reanimacioni, Neurologjia, Shërbimi i Onkologjisë,
Infermierët dhe një pjesë e stafit mjekësor në Shqipëri ende nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor 2025. Edhe data 22 janar 2026 ka kaluar pa asnjë pagesë, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin, sikur të bëhej fjalë për një problem dytësor dhe jo për jetesën e mijëra familjeve. Shqetësimi është ngritur publikisht nga Shoqata