Kategoria: qeveria
Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime në vendimin për pullat fiskale, duke shtuar elementët e sigurisë dhe teknologjinë “Track & Trace”, në një lëvizje që synon forcimin e kontrollit mbi produktet e akcizës, luftën ndaj falsifikimit dhe rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore. Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se
Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e sotme kompensimin financiar të shoqërive të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës për rritjen e kostove të karburantit në tregun e hidrokarbureve. Ekofin.al mëson formulën se si do të funksionojë për periudhën 3 mujore, bazuar tek karburanti i shpenzuar një vit më parë. Sipas projektvendimit nga Ministria e Infrastrukturës
Qeveria po përgatit një kuadër të ri rregullator për administrimin e zonave të gjuetisë në Shqipëri, duke përcaktuar procedura të detajuara për dhënien me qira të zonave të gjuetisë, mbarështimit dhe ripopullimit të faunës së egër. Projekti i hedhur për konsultim parashikon standardizimin e konkurrimit publik nga bashkitë, me synimin për të rritur transparencën, kontrollin
Shqipëria po hyn në një fazë të re të modernizimit të arsimit, me synimin për të sjellë standarde ndërkombëtare në sistemin e vlerësimit dhe certifikimit të nxënësve, studentëve dhe profesionistëve. Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nënshkruan sot marrëveshjen për transformimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, një proces që do të mbështetet
Qeveria shqiptare mori 1.8 miliardë lekë borxh në tregun e brendshëm përmes emetimit të obligacioneve 20 vjeçare. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në ankandin e zhvilluar një ditë më parë, norma e interesit rezultoi 6.5 për qind, ndërkohë që Ministria e Financave pranoi 22 nga 24 kërkesat konkurruese. Sipas të dhënave, qeveria
Qeveria ka vendosur të financojë me kapital fillestar prej 7.3 milionë Euro shoqërinë e re shtetërore, të krijuar nga AKSHI, pas skandaleve që goditën institucionin me tenderat, të cilat po hetohen nga SPAK. Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, një fond prej 700 milionë lekësh do të kalojë në formën e kapitalit fillestar
Qeveria ka nxjerrë në konsultim publik një projektvendim të ri që synon të rregullojë në mënyrë të detajuar eksportin dhe tranzitin e mbetjeve, duke vendosur një kuadër më të fortë kontrolli dhe transparence për lëvizjen ndërkufitare të tyre. Projektvendimi përcakton rregulla të reja për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, jo të rrezikshme dhe atyre inerte,
9.8 miliardë dollarë. Kjo është fatura zyrtare që i duhet Shqipërisë për t’u mbrojtur nga ndryshimet klimatike. Shifra është zyrtarizuar nga qevera në planin kombëtar të përshtatjes 2026-2036. Dokumenti i ri strategjik zbërthen kostot për çdo sektor, duke treguar se infrastuktura urbane dhe pyjet janë pikat më vulnerabël të hartës. Pjesa më e madhe e
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme indeksimin e bazës së vlerësuar për llogaritjen e pensioneve me një koeficient prej 6.4% për vitin 2024, vendim që do të ndikojë drejtpërdrejt në pensionet e reja që do të caktohen duke nisur nga 1 janari 2026. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se ky indeks do të
Pas mbledhjes së kësaj të premteje, më 24 prill të kabinetit qeveritar, ministrat dolën njëri pas tjetrit për të komunikuar vendimet e marra. Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja tha se vendimi i parë që është marrë është për shpërblimet për sportistët elitarë. “Me kënaqësi do doja të ndaja sot dy vendime që