Kategoria: prona

Shqipëria po përballet me një ekspozim gjithnjë e më të lartë ndaj katastrofave natyrore, ndërsa dëmet ekonomike nga tërmetet, përmbytjet dhe fenomenet ekstreme klimatike po konsiderohen një nga kërcënimet më serioze për financat publike dhe stabilitetin ekonomik të vendit. Ekspertët e sigurimeve dhe menaxhimit të riskut paralajmërojnë se Shqipëria mbetet një nga vendet më vulnerabël

Tregu shqiptar i ndërtimit dhe real estate në një udhëkryq, mes nevojës për informacion dhe mungesës së transparencës. Kërko 360, sponsor gjeneral i konferencës Vlera e Pronës II, sjell një pikëpamje tjetër mbi industrinë, bazuar mbi një analizë të detajuar që kryqëzon nevojat e ndërtuesve, industrisë imobiliare dhe planifikimit urban me ato të investitorëve potencialë.

Administrata tatimore ka identifikuar individët të cilët japin banesa me qira afatshkurtër dhe krijojnë të ardhura përmes platformës AirBnB. Në një njoftim zyrtar të dërguar individëve që rezultojnë të kenë përfituar të ardhura nga këto aktivitete, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, u bën thirrje qytetarëve të deklarojnë fitimet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se përmes Korporatës së Investimeve ka ndërtuar një mekanizëm të drejtpërdrejtë për privatizimin e shtetit dhe përvetësimin e pasurive publike, duke anashkaluar ligjet dhe kontrollin demokratik. Në nisje të interpelancës së thirrur ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi të paraqitej dhe delegoi përgjigjen tek ministrja Delina Ibrahimaj,

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e procedurave të hollësishme për kalimin e pronësisë së truallit shtetëror në përdorim dhe modelin e aktit të kalimit në pronësi. Vendimi përcakton kuptimet bazë, ku “truall shtetëror në përdorim” përfshin sipërfaqen nën objekt dhe sipërfaqet funksionale përreth tij, sipas genplaneve dhe dokumentacionit të privatizimit ose të

Rreth 2.5 milionë pasuri të paluajtshme të qytetarëve shqiptarë, do të nisin gradualisht që të regjistrohen në Kadastrën Fiskale, e cila tashmë është funksionale, për t’u bërë më tej subjekt i taksës së re të pronës. Sipas dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, kostoja e regjistrimit llogaritet 25.7 milionë lekë, ose 10.2 lekë për çdo

Në prag të festave të fundvitit, SIGAL sjell një ofertë të veçantë për të gjithë ata që zgjedhin blerjen online të siguracioneve të pronës dhe/ose të shëndetit. Me rastin e fundvitit, çdo klient që blen online një sigurim prone ose një sigurim shëndetësor në faqen zyrtare sigal.com.al dhe kryen një pagesë mbi 10,000 ALL, përfiton

Reformat e fundit kanë forcuar sistemin tatimor të Shqipërisë dhe administrimin e tij, me TVSH-në si burimin kryesor i të ardhurave, pasuar nga tatimi mbi fitimin, akcizat, tatimi mbi të ardhurat personale,  taksat kombëtare dhe detyrimet doganore. Megjithatë, sipas Raportit Financiar të Bankës Botërore për Shqipërinë mbledhja e taksave mbetet nën potencial për shkak të