Tregu shqiptar i ndërtimit dhe real estate në një udhëkryq, mes nevojës për informacion dhe mungesës së transparencës. Kërko 360, sponsor gjeneral i konferencës Vlera e Pronës II, sjell një pikëpamje tjetër mbi industrinë, bazuar mbi një analizë të detajuar që kryqëzon nevojat e ndërtuesve, industrisë imobiliare dhe planifikimit urban me ato të investitorëve potencialë.
Tregu i ndërtimit dhe real estate mbetet në qendër të vëmendjes së qytetarëve Shqiptarë: mes sfidave dhe mundësive, kjo industri vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Është një treg që evoluon, që zhvillohet, që sjell koncepte të reja të jetës urbane dhe jo vetëm, e që tashmë po e rizbulon veten në një tjetër dimension, me një tjetër qasje ndaj qëndrueshmërisë dhe vlerës së vërtetë të pronës.
Në Shqipëri, në këtë industri, vërehet një marrëdhënie kërkesë-ofertë që rritet çdo ditë, e për pasojë, rritet dhe numri i grupeve të interesit të përfshira në këtë proces që shpeshherë, ngjan i ngadaltë dhe i rrëmujshëm. Blerës që kërkojnë prona, agjentë që kërkojnë blerës potencialë, ndërtues që kërkojnë financues e investitorë që kërkojnë projekte me vlerë të shtuar: një listë e gjatë me transaksione dhe ndërveprime të mundshme që ndodhin pa një rend të qartë, pa transparencë, pa shumë informacion mbi situatën reale të tregut. Në këtë mënyrë, është krijuar perceptimi se të dyja palët, edhe ata që blejnë, edhe ata që shesin prona, ecin duke marrë vendime bazuar mbi instiktin personal dhe biseda private mes miqsh, e jo mbi të dhëna reale.
Si një përgjigje e pikëpyetjeve të tregut shqiptar të ndërtimit dhe real estate, lindi ideja e Kërko 360, platforma digjitale që shqiptarët po përdorin sa herë flitet për prona. Nëpërmjet përdorimit të teknologjisë e inteligjencës artificiale AI dhe qasjes inovative në koncept, kjo platformë e dedikuar po transformon mënyrën se si qytetarët apo palët e interesuara, po qasen kundrejt pronave. Kështu, Kërko 360 sjell më shumë informacion dhe më shumë transparencë, duke krijuar një tabllo të plotë të dinamikave të tregut vendas.
Në datën 28 Prill, Kërko 360 do të jetë në konferencën “Vlera e Pronës II”, si sponsor gjeneral i një eventi që bën bashkë të gjithë aktorët kryesorë të ekosistemit të real estate: nga ndërtuesit, inxhinierët e arkitektët, te agjentët e real estate dhe investitorët e mundshëm. Platforma digjitale do të sjellë një panoramë 360 gradë të tregut të pronave nëpërmjet një analize të detajuar, të bazuar mbi të dhëna reale të tregut, vlerësime nga profesionistë, trende lokale e botërore të real estate, etj. Në këtë drejtim, Kërko 360 do të shërbejë si një urë lidhëse mes të dhënave dhe aktorëve të tregut, duke kontribuar në një ekosistem më të informuar.
Me dëshirën e mirë për të përmirësuar nivelin e performancës së real estate në Shqipëri dhe për të thjeshtësuar jetët e qytetarëve shqiptarë, platforma synon të kontribuojë në mënyrën se si informacioni mbi pronat strukturohet, interpretohet dhe vihet në shërbim të vendimmarrjes.
Bazuar mbi këto të dhëna, pjesëmarrësit në konferencë do të kenë mundësi të kuptojnë më qartë se cilat janë mundësitë reale të tregut, zonat më të kërkuara në vend sipas projekteve urbane apo ato të dedikuara të turizmit, dhe faktorët e vërtetë që po i japin më shumë vlerë pronave në Shqipëri.
Përtej analizës së tregut, Kërko360 po prezanton edhe një seri risish teknologjike që synojnë ta bëjnë tregun e pronave më të lexueshëm dhe më transparent për publikun. Platforma po zhvillon kërkimin me inteligjencë artificiale (AI Search) dhe një Chatbot AI që ndihmon përdoruesit të gjejnë më shpejt pronën e duhur. Ndërkohë, Kërko360 po konsolidohet si platforma me numrin më të madh të projekteve të ndërtimit në Shqipëri dhe si një hub informacioni për real estate, duke ndërtuar një databazë të gjerë me shërbimet e lidhura me këtë industri – nga ndërtimi dhe arkitektura te financimi dhe administrimi i pronës. Kërkimi me hartë dhe filtrat e avancuar e kthejnë platformën në një mjet praktik për të kuptuar jo vetëm ofertën e tregut, por edhe dinamikat reale të zhvillimit të qyteteve.
Në një treg gjithnjë e më kompleks dhe dinamik, nevoja për informacion të strukturuar dhe dialog mes aktorëve të industrisë është më e rëndësishme se kurrë. Pikërisht në këtë kontekst, Vlera e Pronës II synon të shërbejë si një hapësirë ku të dhënat, eksperienca dhe perspektivat e ndryshme të tregut bashkohen në një diskutim të përbashkët mbi të ardhmen e real estate në Shqipëri. Eventi mbetet i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij diskutimi dhe të ndajnë së bashku vizionin për një treg më transparent, më të strukturuar dhe më të qëndrueshëm.
Për të marrë pjesë në Konferencën Vlera e Pronës II kliko linkun: https://forms.gle/kU4izaxSJDePeE3G8
