Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tabaku: Korporata e Investimeve, instrument i kapjes së pronave publike

14:58 - Prill 2, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se përmes Korporatës së Investimeve ka ndërtuar një mekanizëm të drejtpërdrejtë për privatizimin e shtetit dhe përvetësimin e pasurive publike, duke anashkaluar ligjet dhe kontrollin demokratik.

Në nisje të interpelancës së thirrur ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi të paraqitej dhe delegoi përgjigjen tek ministrja Delina Ibrahimaj, që u bë edhe “mollë sherri” në seancë pas debateve e tensioneve për këtë mungesë, Tabaku e përkufizoi evolucionin e qeverisjes si një kalim “nga korrupsioni i vogël tek korrupsioni i madh, tek kapja e shtetit dhe më pas tek privatizimi i tij”.

Sipas saj, Korporata e Investimeve nuk është krijuar për të tërhequr investime, por si një strukturë paralele që operon jashtë rregullave të tregut dhe ligjit.

“Justifikimi për investitorët e huaj ka qenë vetëm fasadë për ngritjen e një shteti privat brenda shtetit publik”, u shpreh ajo.

Tabaku theksoi se ligji që krijoi Korporatën e përjashton atë nga procedurat e prokurimit publik dhe nga standardet e transparencës, duke krijuar një hapësirë ku “nuk ka garë, nuk ka tenderë dhe nuk ka llogaridhënie”. Sipas saj, vendimet për pasuritë publike merren përmes marrëveshjeve të mbyllura, ndërsa institucionet shtetërore sillen sikur këto prona janë private.

Deputetja ngriti një sërë pyetjesh mbi funksionimin e Korporatës, duke kërkuar transparencë për inventarin e pronave të transferuara, vlerën e tyre të tregut, kriteret e përzgjedhjes së partnerëve privatë dhe mekanizmat e kontrollit financiar. Ajo kërkoi gjithashtu informacion mbi buxhetin, shpenzimet, të ardhurat dhe mungesën e publikimit të bilanceve vjetore.

Në mënyrë të veçantë, Tabaku ngriti shqetësime për projekte konkrete, si transferimi i Pallatit të Kongreseve dhe shembja e objekteve publike për ndërtimin e kullave, duke vënë në pikëpyetje interesin publik të këtyre vendimeve.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej saj ishte mungesa e konkurrencës reale në përzgjedhjen e projekteve dhe investitorëve. Sipas Tabakut, konkurset për projektet janë “procedura formale”, ndërsa vendimmarrja përqendrohet tek kryeministri dhe një rreth i ngushtë aktorësh të lidhur me qeverinë.

Ajo e lidhi drejtpërdrejt këtë model me procesin e integrimit europian, duke theksuar se konkurrenca e lirë, transparenca në prokurime dhe akses i barabartë për bizneset janë detyrime thelbësore ndaj Bashkimit Europian.

“Sot askush nuk mund të thotë nëse investitorë seriozë europianë apo amerikanë kanë përfituar projekte nga kjo Korporatë”, u shpreh ajo.

Tabaku paralajmëroi se përmes një sërë ligjesh dhe mekanizmash,  nga investitorët strategjikë tek projektet infrastrukturore dhe Korporata e Investimeve,  po krijohet një sistem paralel që prodhon “ishuj paligjshmërie dhe korrupsioni”, duke e vendosur këtë strukturë në krye të një piramide që, sipas saj, përvetëson pasuritë publike në dëm të interesit qytetar./Bold News

 

Ekofin Media
Ekofin Media
interesi publik jorida tabaku korporata e investimeve shqiptare pikepyetje prona
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

gazetar_212:47 - Korrik 21, 20260

Shqipëria po përgatitet të miratojë një ligj krejtësisht të ri për Regjistrin e Pronarëve Përfitues,…

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:41 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:10 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter