Kategoria: ministria e financave

Agjencia për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera (AMGKP) ka arritur të mbledhë në periudhën mars-korrik 2024 mbi 831 milionë lekë detyrime të pakthyera nga palët e treta sa i përket kredive të akorduara përmes skemave të garancive shtetërore. Kjo shifër është mbi dhjetë herë më e lartë sesa shuma e mbledhur përgjatë

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së djeshme Kuadrin e rishikuar Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2025-2027, përgatitur nga Ministria e Financave. Kuadri Makroekonomik e Fiskal përcakton përparësitë strategjike të qeverisë, projekton pritshmërinë makroekonomike në afatmesëm, si dhe parashikon nivelin e të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhetin e shtetit. Gjithashtu, dokumenti përmban objektivat

Një udhëzim i Ministrisë së Financave, hyrë në fuqi tashmë pas publikimit në fletoren zyrtare njehson kategoritë prioritare dhe ato joprioritare duke ndarë proporcionalisht (jo më 70:30) të gjithë fondin e vënë në dispozicion për ish-të dënuarit politikë, me kushtin e vetëm që vlera e përfitimit të mos e kalojë shumën e 1 milion lekëve.

Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave “Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike”. Dokumenti iu nënshtrua fillimit procesit të konsultimit publik nga Ministria e Financave, duke nisur nga fillimi i muajit prill. Bëhet fjalë për strategjinë e tretë që ka në fokus marrjen e masave në funksion të forcimit të mëtejshëm të

Ministria e Financave ka publikuar shifrat përsa i përket ecurisë së mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve për 5 muajt e parë të vitit 2024. Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Maj 2024 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve, njoftojnë Financat. Të ardhurat totale, për

Numri i kontratave të koncesioneve/PPP të miratuara në Shqipëri deri në vitin 2023 regjistrohet në 230 të tilla, ku 6 prej tyre janë zgjidhur,  dhe si rezultat numri aktual i kontratave aktive të koncesionit/PPP është 224. Referuar raportit vjetor të Ministrisë së Financave, për periudhën 2004-2013 janë lidhur 176 kontrata në total, ndërsa gjatë periudhës