Kategoria: kosovë

Është mbajtur sot në Prishtinë mbledhja e tetë e përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, ku u firmosën 19 marrëveshje e memorandume mirëkuptimi. 1-Marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. 2-Protokoll për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës po vijnë duke u zgjeruar vit pas viti. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill të këtij viti arritën gati 13 miliardë lekë, duke shënuar rritje me 3 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit.

Grupi YILDIRIM, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e kompanisë “NewCo Ferronikeli” në Kosovë, një prej prodhuesve më të mëdhenj të ferronikelit në Europë. Kompania “NewCo Ferronikeli” ka njoftuar se konglomerati YILDIRIM me bazë në Turqi ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e kësaj kompanie. Përmes një komunikate për media,

Kompania “LIDL” që është ftuar nga qeveria të investojë në Kosovë është zinxhir i dyqaneve ushqimore në 32 shtete dhe ka traditë 40 vjeçare në Europë. Kjo kompani me bazë në Gjermani ka gjithsej 11 mijë e 550 dyqane në Europë, Amerikë dhe Azi që punësojnë mbi 341 mijë punëtorë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Qeveria e Kosovës sërish është shprehur kundër një tërheqjeje të re të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, i njohur si Trust. Në mbledhjen e Qeverisë më 1 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nëse Kuvendi voton për një tërheqje të re nga Trusti, ky do të ishte “rrënim” i kursimeve të qytetarëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se mbledhja e radhës e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri do të mbahet në fund të qershorit. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, i ka kërkuar ministrave të kenë me prioritet çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore.  Ndër të tjera ka kërkuar që deri më 10 qershor

Pas një rritje dyshifrore prej 10.5% në vitin 2021, ekonomia e Kosovës pritet të shënojë një rritje më të moderuar, kryesisht si rezultat i tronditjeve në zinxhirin e furnizimit në tregjet globale dhe pasojave të luftës në Ukrainë. Sipas projeksioneve të fundit të Ministrisë së Financave, ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2022 pritet që të

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2021, ku vërehet se në sektorin publik kishte një rënie të pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitin 2020, që ka ardhur për arsye se në vitin paraardhës ka pasur përfitime të shtesave në sektorët specifikë. Te të dhënat e sektorit

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë të enjten se kundërshton tërheqjen e fondeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale në Kosovë, me arsyetimin se një vendim i tillë do të përbënte goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit pensional dhe do të reduktonte vlerën reale të pensioneve të ardhshme. Kjo deklaratë e FMN-së ka ardhur në

Ministri i Punës, Financave dhe Tranfereve në Kosovë, Hekuran Murati, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të deklarojnë të ardhurat personale, të cilat nuk tatohen në burim, siç ndodh me pagë. Afati për deklarim të të ardhurave të vitit të kaluar është deri më 31 maj. Në një konferencë për media, Murati ka