Kategoria: korça

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë intensifikuar masat dhe janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e qarkullimit rrugor, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin nga Tirana në drejtim të Korçës dhe Vlorës, si edhe anasjelltas. Si pasojë e këtij fluksi, parashikohet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar raportin e saj të fundit mbi cilësinë e ajrit për periudhën janar–maj 2024, duke nxjerrë në pah shqetësime serioze mbi nivelin e ndotjes në disa qytete të vendit. Sipas raportit, grimcat e pluhurit PM10 dhe PM2.5, përbëjnë ndotësit kryesorë të ajrit urban dhe konsiderohen rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur një tjetër tender sinjalistike, pas tre procedurave që hapi javën e kaluar dhe që kishin në total fond limit rreth 587 milionë lekë pa TVSH. Procedura më e fundit ka të bëjë me përmirësimin e sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Qendër-Lindje, loti

Punonjësit e sektorit të hoteleri – turizmit në Korçë prej disa vitesh preferojnë bregdetin ku punojnë si kamarierë banakierë ndihmëskuzhinierë apo shërbime të tjera duke krijuar një boshllëk shqetësues për bizneset në qytetin e Korçës.  Oferta e bizneseve të bregdetit ka bërë që thuajse 50 % e bareve, restoranteve dhe hoteleve të Korçës të preken

Ndonse jemi në mes te muajit mars, zonat malore të qarkut Elbasan janë përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë natës. Trashësia e dëborës arrin deri në 5 cm në zonën Stebleve. Aksi nacional Librazhd- Stebleve kërkon kujdes në disa segmente, teksa temperaturat kanë arritur -3 gjatë natës. Edhe në Korçë, gjatë natës ka pasur reshje

Dita Botërore të Bletës, solli festë në qytetin e Korçës. Nën kujdesin e Bashkisë se këtij qyteti u organizua Panairi i Pranverës, ku morën pjesë bletërritës nga e gjithë Shqipëria si dhe nga trevat mbarë shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Greqisë. Në qendër të qytetit u mbajt po ashtu një koncert festiv si

Gjatë vitit 2020, destinacionet më të preferuara në Shqipëri për udhëtime pushimi apo biznesi ishin Durrësi gjatë sezonit të verës dhe Korça në sezon e dimrit. INSTAT publikoi të dhënat e anketës “Pushime dhe Udhëtime”, për vitin 2020,  sipas së cilës qarqet më të preferuar për udhëtime ishin: Tiranë (26,3 %), Vlorë (16,1 %), Durrës

Bazuar në të dhënat e OpenProcurement.al, portali i Institutit Shqiptar të Shkencave, përgjatë vitit 2021, në rang bashkish, rezulton se Bashkia e Korçës të ketë shpallur numrin me të lartë të tenderave. Gjithashtu, sipas vlerësimeve, 61 bashkitë kanë shpallur në total 6798 tendera publikë, nga të cilat 4137 janë shpallur me fitues. Tenderat e shpallur