Kategoria: fuqia punetore

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëve po rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të botës janë tepër të interesuara për punëtorë të huaj. Por migrimi i fuqisë punëtore po bie në nivel global, edhe pse shoqëritë në plakje përballen me mungesë gjithnjë e më të madhe të

Pavarësisht se tregu i punës në Shqipëri ka shënuar përmirësime të dukshme gjatë dekadës së fundit, të dhënat e reja të Bankës Botërore në raportin “Towards Better Jobs” tregojnë se rritja e punësimit në vend mbetet e brishtë dhe e ndërtuar mbi baza jo të qëndrueshme. Sipas raportit, në periudhën 2010–2024, krijimi i vendeve të

Sondazhi i zhvilluar nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit mbi perceptimin e sigurisë në 2024 tregon se shumica e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor janë neutralë në lidhje me ndikimin e imigrantëve për ekonomitë e tyre. Ndër këto, qytetarët shqiptarë shfaqin më shumë mëdyshje, me 28% kanë pikëpamje pozitive për imigrantët, e ndjekur nga 21% e qytetarëve

Në vitin 2022, BE kishte 32.3 milionë ndërmarrje, duke punësuar 160 milionë persona. Nga ky total, 99% ishin ndërmarrje mikro dhe të vogla që punësonin deri në 49 persona. Ndërmarrjet mikro dhe të vogla punësonin 77.5 milionë persona, pra gati gjysma (48%) e numrit të përgjithshëm të të gjithë personave të punësuar në ndërmarrje. Ata

Rezultatet e sondazhit të vitit 2024 tregojnë se për bizneset që operojnë në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, pengesat më të përhapura për të bërë biznes janë ato që lidhen me disponueshmërinë e punëtorëve, përkatësisht mungesat e fuqisë punëtore dhe ikja e trurit. Grupi i dytë i pengesave dominuese janë doganat, normat e taksave dhe rregulloret