Kategoria: evazioni

Shqipëria po përgatit një kuadër të ri ligjor për shkëmbimin automatik të informacionit mbi llogaritë financiare me vendet e Bashkimit Evropian, duke përcaktuar detyrime për institucionet financiare dhe mbajtësit e llogarive, si dhe gjoba deri në 1 milion lekë për deklarime të rreme ose pengim të kontrolleve. Sistemi i ri parashikohet të kushtojë 40 milionë

Nga Dr. Elton Musa* Evazioni fiskal në Shqipëri nuk është më vetëm historia e një fature të palëshuar, e një xhiroje të fshehur apo e një bilanci të manipuluar. Në një ekonomi që po përpiqet të formalizohet dhe të rrisë besueshmërinë e saj, evazioni është bërë më i sofistikuar, më i vështirë për t’u identifikuar

Gjatë vitit 2025, Drejtoria e Hetimit Tatimor ka intensifikuar ndjeshëm aktivitetin në luftën kundër evazionit fiskal dhe veprave të tjera. Sipas raportit vjetor, numri i rasteve të referuara në Prokurori është rritur me 67% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i tatimpaguesve të referuar ka shënuar një rritje edhe më të lartë, me

Drejtoria e Hetimit Tatimor gjatë vitit 2025 ka shtrirë fokusin e kontrollit edhe te individët me pasuri të lartë. Hetimet janë përqendruar kryesisht te individët që gjenerojnë të ardhura nga rrjetet sociale, posedojnë makina luksoze apo zhvillojnë aktivitet në tregjet financiare. Të dhënat e Tatimeve tregojnë se janë verifikuar 150 individë nga objektivi dyvjeçar prej

Pas prezantimit në një konferencë të drejtësisë dhe pas shoqërimit me shumë debate nga profesionistë të ndryshëm dhe palë të interesuara, projektligji për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë është hedhur në konsultim publik. Debateve të ashpra nga profesionistët dhe media mbi kundërshtimin e shumë neneve të Kodit Penal, veçanërisht sa u përket aspekteve të

Nga Eduard Zaloshnja Në qoftë se të dhënat zyrtare janë të sakta dhe nuk ka patur evazion fiskal në dogana, i bie që ose është dyfishuar efikasiteti i përdorimit të karburantit, ose janë përgjysmuar kilometrat e përshkuara mesatarisht nga çdo automjet. Nga të dhënat zyrtare rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare

Mashtrimi me fondet e IPARD II për bujqësinë, për të cilat Shqipëria do të duhet të rikuperojë edhe 73 parregullsi dhe për të cilat vendit i është pezulluar pa afat mbështetja e mëtejshme financiare, ka detyruar autoritetet të marrin masa, duke përfshirë përcaktime specifike edhe në Kodin Penal. Kështu, mbrojtja e interesave financiare të Bashkimit