Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tatimet shënjestrojnë të pasurit, në 2025 u verifikuan 150 individë të dyshuar për evazion

05:58 - Prill 2, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Drejtoria e Hetimit Tatimor gjatë vitit 2025 ka shtrirë fokusin e kontrollit edhe te individët me pasuri të lartë. Hetimet janë përqendruar kryesisht te individët që gjenerojnë të ardhura nga rrjetet sociale, posedojnë makina luksoze apo zhvillojnë aktivitet në tregjet financiare.

Të dhënat e Tatimeve tregojnë se janë verifikuar 150 individë nga objektivi dyvjeçar prej 200 individësh për periudhën 2025–2026. Nga këta, për 46 individë janë përfunduar vlerësimet tatimore, duke rezultuar në detyrime të konstatuara për evazion fiskal në vlerën totale prej 107,480,898 lekë. Ndërkohë, 104 individë të tjerë janë ende në proces vlerësimi dhe pritet që detyrimet përkatëse të evidentohen gjatë vitit 2026.

Po kështu, janë trajtuar 48 kërkesa për kontroll dhe 5 për rikontroll, ndërsa janë propozuar 46 vlerësime tatimore ndaj subjekteve dhe 22 ndaj individëve. Nga këto, janë përfunduar 19 kontrolle me detyrime tatimore në vlerën 153,751,317 lekë dhe 4 rikontrolle që kanë rezultuar me detyrime edhe më të larta, në total 736,931,254 lekë. Po ashtu, 34 vlerësime ndaj subjekteve kanë evidentuar detyrime në masën 18,179,956,752 lekë, ndërsa 4 vlerësime ndaj individëve kanë rezultuar me 17,059,033 lekë detyrime.

Një pjesë e këtyre rasteve janë referuar për ndjekje penale. Konkretisht, 7 kontrolle dhe 4 vlerësime ndaj individëve janë referuar në Prokurori për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave”, ndërsa 23 raste të tjera që lidhen me subjekte janë dërguar gjithashtu për ndjekje penale.

Në total, gjatë vitit 2025 janë referuar 95 çështje në Prokurori, të lidhura kryesisht me fshehje të ardhurash, mospagim tatimesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Sipas përmbledhjes së të dhënave, vlera e detyrimeve të evidentuara nga hetimet sipas dispozitave të Kodit Penal arrin në mbi 10.3 miliardë lekë për nenet që lidhen me fshehjen e të ardhurave, 70.9 milionë lekë për veprat që lidhen me mashtrimin dhe 517.7 milionë lekë për rastet e pastrimit të parave.

Raporti evidenton gjithashtu një rritje të sofistikimit të skemave të evazionit, veçanërisht përmes përdorimit të faturave fiktive për përfitime të padrejta nga rimbursimi i TVSH-së.

Në këtë kontekst, përfshihen shoqëri tregtare fiktive, kryesisht me objekt aktiviteti shërbimesh, duke qënë më e vështirë faktimi i punës së kryer sesa në rastet kur ka mallra, dhe vërtetimi që puna nuk është kryer dhe shërbimi është fiktiv është më e vështirë të provohet. Këto shoqëri operojnë për një kohë të shkurtër dhe më pas pezullohen ose lihen me detyrime të papaguara.

Kësaj skeme i shtohen edhe fshehja e ortakëve, ku ortakët de facto të shoqërive tregtare, të cilët aplikojnë për rimbursim tvsh-je apo faturime fiktive, fshihen dhe nuk dalin në pah, por përdorin persona të tjerë si ortakë fiktivë, de jure në dokumentacionin e shoqërisë. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
evazioni mashtrimi ortaket referimet skema tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter