Kategoria: energjia

Shqipëria vijon të paraqitet si një ndër liderët europianë në përdorimin e energjisë nga burime të rinovueshme, duke arritur rreth 47% të prodhimit të përgjithshëm energjetik si energji e rinovueshme gjatë vitit 2023, sipas të dhënave të Eurostat. Ky nivel e vendos vendin në të njëjtin rang me Norvegjinë, e para në Evropë dhe me

Sektori i energjisë do të jetë një ndër prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë “Rama” . Në Programin Qeverisës  janë vendosur objektiva ambicioze, investime strategjike në prodhim, shpërndarje dhe diversifikim të burimeve, duke synuar siguri energjetike, ulje të ndotjes dhe çmime më të favorshme për konsumatorët shqiptarë. Projekte strategjike në prodhim dhe gazifikim Qeveria

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u betua sot në Presidencë në mandatin e dytë radhazi në dy detyrat në kabinetin qeverisës. Balluku, tashmë me 21 vjet angazhim në skuadrën e Kryeministrit Edi Rama, shprehu në një postim në rrjetet sociale angazhimin për të kontribuar në rrugëtimin sfidues të Shqipërisë drejt Europës.

Instituti i Statistikave publikoi sot të dhënat për prodhuesit e të mirave, që përfshijnë industrinë, energjinë, ujin dhe menaxhimin e mbetjeve, si dhe ndërtimin. Panorama e këtij tremujori paraqitet e përzier: ndërsa industria dhe energjia kanë shënuar tkurrje, ndërtimi mbetet sektori më dinamik me rritje të dukshme. Industria shënoi një rënie të ndjeshme. Shitjet neto

Kalimi i Evropës drejt energjisë së pastër është duke vazhduar me ritme të shpejta, me burimet e rinovueshme që zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të prodhimit të energjisë elektrike në shumë vende. Megjithatë, brenda kontinentit europian, përqindja e energjisë së rinovueshme në prodhimin e elektricitetit ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin

Teksa Europa përballet me temperatura në rritje dhe kërkesë të shtuar për energji, rrjetet elektrike luftojnë për të mbajtur dritat ndezur pa përkeqësuar emetimet. Këtë verë, Europa është goditur sërish nga një seri valësh të nxehtësisë intensive dhe të përhapura. Vetëm këtë javë, rekorde temperaturash janë thyer në jug-perëndim të Francës, Kroaci dhe Hungari, me