Kryeministri Rama shpalli këtë të enjte, gjatë mbledhjes së Asamblesë se Partisë Socialiste, qeverinë që do të drejtojë vendin në mandatin e katërt.
Rama theksoi se në këtë mandat nevojitet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja dhe angazhimi kryesor do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Euopian.
Ministritë dhe emrat që do të drejtojnë vendin në katërvjeçarin e ardhshëm?
Lista e plotë:
Kabineti i ri qeveritar:
Kryeministër Edi Rama
Kryetar i Kuvendit Niko Peleshi
Zv.Kryetare e Kuvendit, Kloadiana Spahiu
Drejtimi i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili aktualisht mban postin si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Zëvendëskryeministër – Belinda Balluku
Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm – Albana Koçiu
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali
Ministër i Financave – Petrit Malaj
Ministër Kulturës, Turizmit dhe Sportit – Blendi Gonxhja
Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj
Ministër i Arsimit – Mirela Kumbaro
Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale – Evis Sala
Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për AI – Diella
Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari
Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vëngu
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla
Ministër Shteti për Pushtetin Vendor – Ervin Demo
Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu
Ministër Shteti dhe Kryenegociator – Majlinda Dhuka
Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Adea Pirdeni
