Kategoria: doganat

Administrata Doganore Shqiptare ka përcaktuar rregulla të reja për procedurën e vlerësimit të automjeteve gjatë zhdoganimit, me një ndryshim të rëndësishëm që lidhet me mënyrën se si do të përcaktohet vlera e makinave të përdorura. Manuali i ri, i bërë publik më 18 shtator 2026, parashikon që në rastet kur nuk mund të përdoret metoda

Ministri i Financave ka nënshkruar udhëzimin për zbatimin e ligjit të shumëdebatuar të “Paqes Fiskale”, duke përcaktuar në detaje procedurat për faljen, fshirjen apo shuarjen e detyrimeve tatimore dhe doganore për bizneset dhe individët. Dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare sqaron kategoritë që përfitojnë, kushtet që duhet të plotësohen, afatet e pagesave, si dhe rastet

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve të lëna për Degën Doganore Tiranë pas auditimeve të vitit 2024 nuk janë zbatuar, duke lënë të hapura çështje që lidhen me të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit në vlera prej dhjetëra milionë lekësh. Sipas Raportit të Auditimit “Mbi

Shkelje të përsëritura ligjore, menaxhim joefektiv i fondeve publike dhe dobësi serioze në kontrollin institucional kanë prodhuar një faturë të rëndë për buxhetin e shtetit. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në Raportin Vjetor 2025 ngre alarmin për një dëm ekonomik prej 26.2 miliardë lekë në administratën publike, si rezultat i parregullsive financiare dhe shkeljeve

Task-forca e përbashkët e inspektorëve të Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore ka ushtruar kontrolle në terren në Durrës ndaj disa subjekteve që operojnë në sektorin e karburanteve, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh të rënda të legjislacionit tatimor dhe tregtar. Sipas verifikimeve në terren, inspektorët kanë evidentuar mungesë të certifikatave të kalibrimit për pajisjet, moslëshim

Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë intensifikuar kontrollet në tregun e karburanteve, duke shtrirë aksionin nga Elbasani drejt juglindjes së vendit, konkretisht në Korçë dhe Pogradec. Aksioni zhvillohet në kuadër të planit operacional për monitorimin e tregut të produkteve energjetike, me synim rritjen e kontrollit mbi aktivitetin e subjekteve dhe garantimin e zbatimit të legjislacionit

Besmir Beja është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave duke zëvendësuar në këtë detyrë Gent Gazhelin. Burime zyrtare bëjnë me dije se Gazheli do të vijojë angazhimin e tij institucional si zëvendësministër i Mjedisit. Në vend të tij është emëruar Besmir Beja. Ky i fundit ka mbajtur postin e sekretarit të Përgjithshëm

Është publikuar në Fletore Zyrtare Strategjia e re 2025–2030 për Modernizimin dhe Harmonizimin e Sistemeve të Informacionit Doganor Shqiptar me ato të Bashkimit Evropian, një dokument i rëndësishëm që synon transformimin e plotë teknologjik të doganave, digjitalizimin e proceseve dhe integrimin me rrjetet doganore të BE-së. Dokumenti, i cili shoqërohet me një plan veprimi dhe