Kategoria: dogana

Pas implementimit të projektit të rikonstruksionit, Pikës Doganore të Qafë Botës i është shtuar nga dita e sotme edhe një skaner me rreze X për kontrollin e bagazheve. Të gjithë udhëtarëve do t’u kontrollohen bagazhet që mbajnë me vete përmes kësaj aparature moderne të vendosur edhe në këtë pikë falë projektit “Lëvizshmëria në Bregdetin Jonian

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli priti sot në një takim misionin e ekspertëve të TAIEX, financuar nga BE, i përbërë nga Boris Kastelic, drejtor i Departamentit të Doganave dhe Branko Gregorič, koordinator i Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Financave të Sllovenisë. Qëllimi i këtij misioni është të ndihmojë Administratën Doganore Shqiptare në

2023-shi do të regjistrohet si një nga vitet ku zhdoganimi i mallrave të akcizës si karburantet, cigaret, birra dhe kafeja, kanë shënuar vlera të larta të paktën në 5 vitet e fundit. Referuar të dhënave, konsumi i karburanteve shënoi rekordin prej 614,537 ton, më e larta e këtyre viteve, duke sjellë në buxhetin e shtetit

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, mori pjesë në forumin “Dogana dhe biznesi në vitin 2023”, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham). Fokusi i takimit ishte diskutimi mbi faktet dhe shifrat konkrete që tregojnë se marrëdhëniet biznes-dogana janë përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, teksa u theksua se gjithmonë ka hapësira për përmirësime

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga Administrata Doganore në muajin maj arritën 19.6 miliardë lekë. DPD thekson se kjo shifër është një rekord i ri i Administratës Doganore pasi një vit parë është mundur të realizohet vetëm gjatë muajit korrik, në kulmin e fluksit të turizmit. Krahasuar me majin e 2022-shit, janë

Të ardhurat nga doganat për 6 Mujorin e parë 2022 janë realizuar në masën 103 miliardë lek nga 98,3 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 4,8 miliardë lek më shumë, sipas njoftimit zyrtar. Gjashtë mujori Janar-Qershor 2022 ka realizmin më të lartë të çdo gjashtë-mujori që prej vitit 2013, megjithëse i ndikuar nga situata e

Kryetari i Dhomës amerikane të Tregtisë z. Enio Jaço gjatë mbajtjes së forumit të përvistshëm me doganat ngriti shqetësimin e çmimit të referencave. Z. Jaço përsëriti kërkesën për eleminimin e çmimit të referencave, pasi janë metoda të vjetra dhe të prapambetura. “Kjo është një çështje e cila përfundimisht do një zgjidhje. Vizioni i AmCham në

Të ardhurat nga doganat në buxhet kanë vijuar të rriten edhe gjatë muajit maj, të favorizuara nga çmimet e rritura të shumë produkteve të importit. Të ardhurat doganore për muajin Maj 2022 janë realizuar në masën 18,31 miliardë lekë nga 16.75 miliardë lekë që ishte plani i rishikuar (i rritur) ose 1.56 miliardë lekë më