Pas implementimit të projektit të rikonstruksionit, Pikës Doganore të Qafë Botës i është shtuar nga dita e sotme edhe një skaner me rreze X për kontrollin e bagazheve.
Të gjithë udhëtarëve do t’u kontrollohen bagazhet që mbajnë me vete përmes kësaj aparature moderne të vendosur edhe në këtë pikë falë projektit “Lëvizshmëria në Bregdetin Jonian – COMOBILON”, në kuadër të Programit Interreg IPA Cross-border Cooperation “Greqi – Shqipëri 2014-2020”, financuar nga BE.

