Kategoria: digjitalizimi
Botohet në Fletoren Zyrtare ligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, duke i hapur rrugë veprimtarisë së saj pas 15 ditësh. Banka do të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe startup-et vendase për të nxitur rritjen, produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare; Banka gjithashtu do të mbështesë me kredi eksportet e mallrave
Turizmi është kritik për strategjinë e BE-së për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Raporti i Fondacionit Evropian të Trajnimeve në gjetjet e tij thekson se turizmi dhe hoteleria janë disa nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Në vitin 2022 sektori përfaqësonte 3.5% të PBB-së. Megjithatë, sipas PNUD-it, kur merren parasysh
Administrata publike do të marrë hapa për t’u bërë e gjelbër. Ky është një nga synimet e drafstragjisë ndërsektoriale për reformën në Administratën Publike 2024-2030. Parimi i qëndrueshëmërisë dhe qasja afatgjatë do të jenë në thelb të proceseve vendimmarrëse, të cilat integrojnë çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike. Në këtë këndvështrim, reduktimi i gjurmës mjedisore të
Bashkimi Evropian mbështet shndërrimin digjital në Shqipëri, me fokus risitë në biznese, si dhe avancimin e strukturave digjitale. Në konferencën e zhvilluar në Tiranë me pjesëmarrëse nga Shoqata e Investitorëve të Huaj dhe MEKI, Ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonzato theksoi se vëmendja është te kompanitë novatore, aftësitë digjitale, si dhe mjedise biznesi me infrastruktura
DPD e njohur ndryshe si Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po punon për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave doganore dhe për ta arritur këtë po kërkon dhe rekomandimet e bizneseve. Metoda e zgjedhur nga DPD është një pyetësor i detajuar lidhur me procedurat, sjelljen e administratës doganore dhe ndërveprimin me sistemet e IT. Po ashtu
Zgjerimi i aksesit në financë dhe ofrimi i produkteve të shpejta dhe të thjeshta për klientët ka shtuar konkurrencën në tregjet financiare. Në Shqipëri janë licencuar gjatë viteve të fundit një sërë institucionesh të parasë elektronike, ndërkohë që gjithnjë e më shumë aktorë të tregut financiar e kanë përqendruar vëmendjen te ofrimi i zgjidhjeve digjitale