Kategoria: bizneset

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka reaguar me shqetësim për aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave në kryeqytet, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse masa konkrete për garantimin e rendit dhe sigurisë. Kryetari i Dhomës thekson se protesta paqësore është një e drejtë themelore, por asnjë kauzë politike nuk

Bizneset do të duhet t’u përgjigjen me shkrim ankesave të konsumatorëve brenda 15 ditëve kalendarike, ndërsa 20 kategori kushtesh të padrejta kontraktore do të konsiderohen automatikisht të pavlefshme. Sipas nenit 18 të projektligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit” depozituar në Kuvend, çdo tregtar duhet t’i mundësojë konsumatorit paraqitjen e një ankese me shkrim, fizikisht ose nëpërmjet

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj e cilësoi mbylljen e Kapitullit 20 të negociatave, gjatë konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që mbahet sot pasdite në Luksemburg, si një ditë të rëndësishme për rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se gjatë vitit të fundit është punuar intensivisht për përmbushjen e objektivave të këtij kapitulli. Kapitulli 20

Bizneset që ushtrojnë veprimtari të klasifikuara si të rrezikshme për mjedisin do të duhet të sigurojnë paraprakisht një garanci financiare, përmes një garancie bankare ose kontrate sigurimi, që do të përdoret për mbulimin e kostove në rast dëmi mjedisor ose kërcënimi të drejtpërdrejtë për një dëm të tillë. Vendimi i miratuar nga qeveria përcakton për

Bizneset shqiptare do të përfshihen në një program të ri mbështetjeje për t’u përgatitur për standardet europiane, ndërsa qeveria synon të përdorë edhe instrumentet e financimit për të mbuluar kostot e certifikimeve që kërkohen për hyrjen dhe konkurrimin në tregun e Bashkimit Europian. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se së

Gati një e pesta e energjisë së futur në rrjetin elektrik shqiptar nuk arrin te konsumatori final, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me humbjet më të larta të energjisë në Ballkanin Perëndimor. Në periudhën 2023-2024, humbjet arritën në 19.4% të energjisë së injektuar në rrjet, më shumë se trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Ministerialin Ekonomik të Procesit të Berlinit, të zhvilluar në Cetinje, Mali i Zi, ku ministrat e Ekonomisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me përfaqësues të Komisionit Europian, organizatave rajonale dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, diskutuan hapat e ardhshëm të integrimit ekonomik të rajonit.