Kategoria: bizneset
Administrata Tatimore ka rikujtuar tatimpaguesit për afatet që duhet të respektojnë për të përfituar nga skema e faljes me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara, e cila parashikon fshirjen e një pjese të principalit, si dhe të gjobave dhe kamatëvonesave. Sipas njoftimit të Tatimeve, 30 nëntori 2026 është afati i fundit për tatimpaguesit që kanë
Publikohet në Fletore Zyrtare skema e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për financimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe fermerëve, e cila ka marrë në datën 10 shtator autorizimin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore. Vendimi nr. 134 autorizon “ex-post” skemën e miratuar më herët nga Këshilli i Ministrave. Komisioni ka vlerësuar
Shqipëria prodhon pjesën dërrmuese të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, por ky avantazh nuk po përkthehet në një industri më eficiente. Intensiteti energjetik i prodhimit vlerësohet deri në tri herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, ndërsa industria përdor rreth 29% të konsumit final të energjisë në vend, sipas një vlerësimi të
Bizneset shqiptare kanë ndryshuar ndjeshëm strukturën e financimit gjatë dekadës së fundit, duke u mbështetur gjithnjë e më shumë te kapitali dhe më pak te borxhi. Raporti borxh/kapital ka rënë në rreth 30% në vitin 2025, nga mbi 80% në vitin 2013, sipas Raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë
Aktiviteti i aplikimeve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ka vijuar në rritje gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, duke reflektuar një volum më të lartë të shërbimeve të kërkuara nga bizneset dhe subjektet e tjera. Gjatë periudhës janar–gusht 2026, në tre regjistrat e administruar nga QKB janë paraqitur gjithsej 143,335 aplikime, nga 124,009
Zbatimi i ligjit të faljes tatimore ka sjellë deri më 31 gusht 2026 fshirjen ose shuarjen e 450 milionë eurove detyrime të papaguara, ekuivalente me rreth 41.2 miliardë lekë, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Pjesa më e madhe e shumës lidhet me detyrimet për tatimin mbi fitimin dhe TVSH-në,
Rritja e kreditimit të bizneseve po orientohet gjithnjë e më fort drejt tregut të pasurive të paluajtshme. Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, kredia bankare për bizneset vendase ishte rritur me rreth 9% në terma vjetorë, ndërsa 55% e kontributit në këtë rritje erdhi nga aktivitetet e pasurive të paluajtshme, sipas Bankës
Rreth 200 individë që zotërojnë makina të shtrenjta, por rezultojnë pa të ardhura të deklaruara në administratën tatimore, janë vendosur nën lupën e Tatimeve. Kontrollet e kryera deri tani kanë evidentuar shkelje në pothuajse çdo rast të verifikuar, ndërsa vlera e penaliteteve të vendosura arrin në rreth 700 mijë euro. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve,
Rreth 76.3 milionë dollarë parashikohet të jetë kostoja e Programit të ri të UNDP-së për Shqipërinë për periudhën 2027–2031. Dokumenti pesëvjeçar, i miratuar nga Bordi Ekzekutiv i UNDP-së, synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, si edhe reformat që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Programi mbështetet në tri fusha kryesore,
Shqipëria del si përjashtim në Ballkanin Perëndimor për arsyet që po i shtyjnë bizneset drejt tranzicionit të gjelbër. Vetëm 35% e bizneseve shqiptare të anketuara e përmendin uljen e kostove si motiv për marrjen e masave mjedisore, shumë më pak se në Malin e Zi me 64%, Serbi me 61% dhe Maqedoninë e Veriut me