Kategoria: bizneset

Shumica e biznesmenëve të Ballkanit Perëndimor e konsiderojnë bashkëpunimin rajonal të mirë për biznesin e tyre, pasi 59% e tyre parashikojnë përfitime prej tij. Reflektimi i një njohjeje të gjerë të avantazheve reciproke, duke përfshirë avantazhet e mundshme të bashkëpunimit të zgjeruar, sugjeron mundësi për nxitjen e rritjes ekonomike dhe stabilitetit në të gjithë botën.

Bashkimi Evropian mbështet shndërrimin digjital në Shqipëri, me fokus risitë në biznese, si dhe avancimin e strukturave digjitale. Në konferencën e zhvilluar në Tiranë me pjesëmarrëse nga Shoqata e Investitorëve të Huaj dhe MEKI, Ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonzato theksoi se vëmendja është te kompanitë novatore, aftësitë digjitale, si dhe mjedise biznesi me infrastruktura

Qeveria franceze po shqyrton një sërë planesh për të reduktuar deficitin publik, duke përfshirë një taksë të përkohshme për kompanitë që fitojnë më shumë se 1 miliard euro në vit dhe taksën mbi blerjen e aksioneve. Aktualisht taksimi i kompanive është në masën 25% të fitimeve dhe synohet që bizneset me një qarkullim vjetor prej

Qeveria shqiptare ka njoftuar nisjen e një analize të thelluar për sektorin e turizmit, me qëllim identifikimin e rreziqeve dhe përmirësimin e performancës. Kjo analizë, e planifikuar si pjesë e strategjisë për periudhën 2024-2027, do të përfshijë të gjitha tatimpaguesit e lidhur me akomodimin, shërbimet ushqimore, shërbimet e plazhit dhe transportin, duke synuar një pamje

Bizneset në vend po vuajnë gjithnjë e më shumë mungesën e fuqisë punëtore. Një ndër pozicionet me mungesë të lartë aktualisht, sipas kompanive, është gjetja e shoferëve. Problematika për mungesës e gjetjes së punonjësve të drejtimit të mjeteve po haset si nga kompanitë distributore të artikujve ushqimore, të transportit urban dhe transportit ndërkombëtar të mallrave.

Qëndrueshmëria është një koncept i gjerë dhe kompleks rreth së cilës hartohen politikat e gjelbëra me fokus mbrojtjen dhe zvogëlimin e ndikimit negativ në mjedis. Edhe Shqipëria po inkurajon një sërë nismash në këtë fushë, përfshirë edhe rishikimin e legjislacionit të taksave me natyrë ambientale. Por çfarë do të thotë një biznes i qëndrueshëm dhe

Mungesa e fuqisë punëtore apo moskualifikimi i duhur për sektorë të ndryshëm ka drejtuar një pjesë të bizneseve shqiptare të kërkojnë burime njerëzore në shtetet fqinje. Sipas sondazhit të organizuar nga Barometri i Ballkanit për 2024, bizneset shqiptare renditen të dytët pas Kosovës për interesin e punësimit nga vende të tjera të rajonit. Më konkretisht,

Tregtia ndërkombëtare e shërbimeve është rritur me 14% në terma vjetorë, duke bërë që tremujori i dytë i vitit 2024 të rezultojë me balancë prej 864 milionë eurosh. Në qendër të kësaj tregtie janë shkëmbimet e shërbimeve me vendet e tjera të rajonit, në rritjen e të cilës kanë kontribuar eksportet e shërbimeve në fushën

U miratua të enjten në Kuvend ligji i ri “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”,  i cili sjell risi masën administrative të paralajmërimit, duke u dhënë mundësi biznesve të korrigjojnë parregullsitë përpara se të përballen me ndëshkimin me gjobë. Pritet që ky ligj të sjellë ndryshime thelbësore në reformimin e procesit e inspektimit për të