Kategoria: belinda balluku
Ёshtë konfirmuar sot nga Zëvendëskryeministrja si dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, se linja nënujore e interkonjeksionit me Italinë do të bëhet realitet. Në punimet e Kongresit të PS-së që po mbahet sot në Tiranë, Balluku bëri të ditur se para pak ditësh është arritur dakordësia me qeverinë italiane dhe operatorët e transmetimit
Në Durrës, ka përfunduar asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave, me një gjatësi prej 4 kilometrash. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet gjatë ditës së sotme. Balluku tha se “ne presim një lajm të mirë për miratimin e kredisë dhe një granti për ndërtimin e rrugës
Faza e fundit e ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji nga era është mbyllur pasditen e 25 korrikut me oferta mjaft të mira nga kompanitë pjesëmarrëse. Më e leverdishmja për shtetin shqiptar është oferta e kompanisë franceze, lider në botë në fushën e energjitikës, Total Eren, e cila ka ofruar
Edhe një tjetër rrugë e rehabilituar do të jetë në dobi të turistëve të cilët duan të pushojnë në Vlorë. Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka kryer inspektime në punimet e kryera për rrugën e vjetër Fier-Vlorë. Sipas Ballukut ky segment që lidh dy qytete shkurton 5 km rrugë dhe lehtëson
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku siguroi sot se po merren të gjitha masat për furnizimin pa ndërprerje me energji në të gjithë vendin, këtë sezon veror, ku ka një flusk të lartë të turistëve, si dhe temperaturat janë ekstremisht të larta. “Kemi dy komponentë të rëndësishëm, fluks të lartë turistësh, ku
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në segmentin e dytë të aksit Palasë – Dhërmi, i cili pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve brenda pak ditëve. “Këtu punohet me ritme të shpejta pasi ne duam që ta hapim gjatë këtij sezoni. Ka një presion shumë të madh nga pushuesit.
Me nisjen e verës dhe me rritjen e ankesave të qytetarëve, duket se task forcat e ujësjellësave “janë kujtuar” për lidhjet e paligjshme të ujit. Në të gjithë vendin vijon aksioni kundër informalitetit dhe lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Këtë e ka njoftuar Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se Komisioni Europian, në raportin vjetor të vitit 2022 vlerësoi se Shqipëria ka bërë një përparim të mirë, veçanërisht sa i takon vijimit të procesit të miratimit të legjislacionit dytësor në zbatim të ligjit për prokurimin publik. Balluku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare, organizuar
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot ecurinë e punimeve në aksin Elbasan – Qafë Thanë. Balluku deklaroi se brenda kësaj vere do të jetë e përfunduar e gjithë traseja e rrugës në këtë lot, ndërsa në shtator nis asfaltimi. Sipas Ballukut, përfshirje e këtij aksi rrugor, pjesë e Korridorin 8
Bajpasi i Vlorës, aksi i ri panoramik që lehtëson qarkullimin e automjeteve gjatë pikut të sezonit, do të hapet përfundimisht në 9 korrik. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se në këtë vepër publike po kryhen punimet e fundit, ndërsa për pak ditë do të bëhet edhe hapja përfundimtare për