Kategoria: banka e shqipërisë

Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun valutor vendas, duke u këmbyer për herë të parë poshtë kufirit psikologjik të 97 lekëve. Monedha e përbashkët nisi javën në kuotën e 96.9 lekëve, pas mbylljes së javës së kaluar me një euro të barazvlefshme me 97 lekë. Kjo lëvizje ka befasuar aktorët e tregut, pasi

Monedha e përbashkët evropiane ka shënuar një tjetër rekord të ri zhvlerësimi në tregun shqiptar. Për herë të parë, euro ka rënë në nivelin 97 lekë, duke vijuar trendin rënës përgjatë kësaj jave që po mbyllet. Ky zhvillim është veçanërisht domethënës, pasi ndodh në një periudhë kur zakonisht pritshmëritë janë për stabilizim apo përforcim të

Në një kohë kur rritja ekonomike përballet me sfida, remitancat vijojnë të mbeten një nga kolonat kryesore të ekonomisë shqiptare. Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, emigrantët shqiptarë kanë dërguar në atdhe 532 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 4,3% krahasuar me të njëjtën

Nga Fatos Çoçoli Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia për banesa është rritur me rreth 15 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke e çuar totalin në mbi 270 miliardë lekë, ose 2.75 miliardë euro. Viti 2025 po shënon një rritje të fortë në tregun e kredidhënies bankare në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës ndryshime në rregulloren “Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”. Sipas BSH, ndryshimet e propozuara në rregullore synojnë të përmirësojnë procesin e licencimit dhe mbikëqyrjes së zyrave të këmbimit valutor. Ato forcojnë kërkesat për reputacionin, integritetin dhe qëndrueshmërinë financiare

Banka e Shqipërisë ka miratuar rregulloret e rishikuara të sistemeve të pagesave AIPS, AIPS EURO dhe AECH, si dhe të funksionimit të sistemit SWIFT. Rishikimet synojnë jo vetëm sigurimin e funksionimit efikas të sistemeve, por edhe përparimin drejt objektivave të politikave për rritjen e përdorimit të pagesave elektronike dhe përfshirjes financiare. Në këtë drejtim, Banka

Të dhënat më të fundit mbi tregun e pagesave tregojnë një zgjerim të dukshëm të përdorimit të instrumenteve elektronike gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025. Tendenca e konsumatorëve dhe bizneseve shqiptare po lëviz qartë drejt kanaleve jo-cash, duke konsoliduar më tej orientimin drejt një ekonomie më moderne dhe transparente. Numri total i pagesave të

Mjedisi ekonomik ndërkombëtar mbetet i brishtë, i ndikuar nga konfliktet gjeopolitike dhe paqartësia mbi politikat tregtare. Megjithëse tarifat tregtare pritet të jenë më të ulëta se parashikimet fillestare dhe tregjet financiare kanë treguar njëfarë stabiliteti, rritja globale parashikohet të ngadalësohet. Ekonomia evropiane, sipas të dhënave të fundit, u rrit me 1.3% në tremujorin e parë