Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

19:08 - Korrik 7, 2026

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

17:55 - Korrik 7, 2026

5 gabimet më të shpeshta kur bëjmë gati valixhet

17:27 - Korrik 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Drejtoria e Hetimit Tatimor investigim të 500 rasteve në ndërtim dhe turizëm

16:47 - Korrik 7, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Drejtoria e Hetimit Tatimor, struktura e specializuar e Administratës Tatimore për hetimin e mashtrimit tatimor, ka përmbushur përpara afatit një nga objektivat e përcaktuara në kuadër të Axhendës së Reformave dhe Instrumentit për Reformë dhe Rritje (Reform and Growth Facility – RGF), duke tejkaluar objektivin për trajtimin e rasteve të mashtrimit tatimor.

Sipas njoftimit zyrtar të Tatimeve, ky rezultat përbën një hap konkret në përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Objektivi parashikonte hetimin dhe investigimin tatimor të 500 rasteve, kryesisht në sektorë me risk të lartë, si ndërtimi, turizmi dhe sektorë të tjerë me ekspozim të shtuar ndaj mashtrimit tatimor, me afat realizimi deri në qershor 2027.

Megjithatë, gjatë periudhës 1 janar 2024 – 30 qershor 2026, Drejtoria e Hetimit Tatimor ka trajtuar 509 çështje, duke e tejkaluar objektivin rreth një vit përpara afatit të përcaktuar.

Nga këto, 416 çështje janë përfunduar dhe 93 çështje vijojnë të jenë në proces aktiv hetimi dhe verifikimi, në përputhje me procedurat ligjore.

Objektivi është pjesë e Axhendës së Reformave, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave. Në kuadër të kësaj axhende, Administrata Tatimore është institucioni përgjegjës për zbatimin e 5 reformave në Fushën 1 – Mjedisi i Biznesit dhe Konkurrenca, të cilat synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, forcimin e konkurrencës së ndershme, rritjen e transparencës dhe modernizimin e administrimit tatimor, në përputhje me standardet dhe acquis-in e Bashkimit Evropian.

Përmbushja përpara afatit e këtij objektivi dëshmon efektivitetin e masave të Administratës Tatimore dhe, në veçanti, të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në parandalimin, zbulimin dhe hetimin e mashtrimit tatimor, në funksion të forcimit të integritetit të sistemit tatimor dhe garantimit të konkurrencës së ndershme në treg.

Ekofin Media
Ekofin Media
drejtoria e hetimit tatimor investigim ndërtim turizëm
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Udhëtoni jashtë vendit? Ja dokumentet që ju duhen për dëmshpërblimin me Karton Jeshil

10:55 - Korrik 7, 2026

Mbi 7 miliardë lekë kërkesa për Skemën Kombëtare të Mbështetjes, fermerët dominojnë me investime në bujqësi dhe blegtori

10:50 - Korrik 7, 2026

Mostransferim fitimesh drejt parajsave fiskale, tatim minimal global 15% për korporatat e mëdha

09:46 - Korrik 7, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

gazetar_219:08 - Korrik 7, 20260

Qeveria ka ndryshuar sërish buxhetin e shtetit për të financuar pjesërisht koncertin e artistit amerikan…

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

17:55 - Korrik 7, 2026

QKB sqaron kriteret dhe afatet për dorëzimin e pasqyrave financiare nga bizneset

13:42 - Korrik 7, 2026

Udhëtoni jashtë vendit? Ja dokumentet që ju duhen për dëmshpërblimin me Karton Jeshil

10:55 - Korrik 7, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

19:08 - Korrik 7, 2026

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

17:55 - Korrik 7, 2026

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

13:42 - Korrik 7, 2026

QKB sqaron kriteret dhe afatet për dorëzimin e pasqyrave financiare nga bizneset

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

19:08 - Korrik 7, 2026

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

17:55 - Korrik 7, 2026

5 gabimet më të shpeshta kur bëjmë gati valixhet

17:27 - Korrik 7, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter