Banka e Shqipërisë ka njoftuar se depozitat me afat në monedhën vendase arritën vlerën e 205.4 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej 2.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të BSH-së, norma mesatare e interesit për depozitat e reja me afat në lekë u rrit në 2.02% gjatë muajit qershor. Kjo është një ngritje e ndjeshme nga fundi i vitit 2023, kur norma ishte 1.64%, si dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte 1.46%.
Rritja e normave të interesit të depozitave është e lidhur me një kërkesë të rritur të sektorit bankar për fonde në monedhën vendase. Gjithashtu, në pjesën e parë të këtij viti është vërejtur një rritje e shpejtë e kredisë në lekë.
