Evropa po përballet me çmime të larta të qirave të shtëpive në gjithë vendet anëtare, me përjashtim të Greqisë.
Sipas të dhënave të Eurostat, në tremujorin e katërt të 2024, çmimet e banesave në BE u rritën me 4,9%, ndërsa qiratë u rritën me 3,2% krahasuar me tremujorin e katërt të 2023.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, çmimet e banesave janë rritur me 0,8% dhe qiratë me 0,6%.
Midis 2010 dhe tremujorit të katërt të 2024, çmimet e banesave në BE u rritën me 55.4% dhe qiratë me 26.7%. Ndërsa qiratë janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, çmimet e banesave kanë ndjekur një model më të ndryshueshëm, duke treguar një rritje marramendëse midis tremujorit të parë 2015 dhe tremujorit të tretë 2022, e ndjekur nga një rënie e vogël dhe stabilizim, përpara se të rriteshin përsëri në 2024.
Për sa i përket të dhënave kombëtare, kur krahasojmë tremujorin e katërt të vitit 2024 me 2010, çmimet e banesave u rritën më shumë se qiratë në 21 nga vendet e BE-së për të cilat disponohen të dhëna. Gjatë të njëjtës periudhë, çmimet e banesave u trefishuan në Hungari (+234%) dhe Estoni (+228%) dhe janë dyfishuar në Lituani (+187%), Letoni (+153%), Çeki (+142%), Portugali (+120%), Bullgari (+115%), Austri (+112%) dhe Luksemburg (+105%). Në Qipro, çmimet e banesave kanë mbetur në të njëjtin nivel si në vitin 2010. Italia ishte i vetmi vend ku çmimet e banesave u ulën gjatë kësaj periudhe (-4%).
Gjatë së njëjtës periudhë, qiratë u rritën në 26 vende të BE-së, me rritjen më të lartë të regjistruar në Estoni (+212%), Lituani (+175%) dhe Hungari (+114%).
Greqia ishte i vetmi vend ku çmimet e qirasë u ulën (-13%).

