Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bumi turistik rriti tregtinë me pakicë

10:40 - Qershor 27, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit e shitjeve në vlerë shënoi rritje në vlerë me 4.9% në tremujorin e parë 2024  krahasuar me një vit më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur me 1.7%, krahasuar me tremujorin paraardhës, raportoi INSTAT.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar si ka ndryshuar volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë gjatë periudhës janar-mars të vitit aktual. Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2024 është rritur me 6% krahasuar me një vit më pare.

Nëse analizojmë ndryshimin vjetor në grupet kryesore, vëmë re se rritja më e lartë e volumit të shitjeve i atribuohet grupit “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, me 6.7 %, më pas ndjek grupi  “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, ku  volumi i shitjeve është rritur 5.3 %. Ndërsa, në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 2.3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Nga ana tjetër, ky ndryshim vjetor në rritje prej 4.9% në volumin e shitjeve ka ardhur si rezultat i kontributit të disa grupeve ku specifikisht grupi “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” ka kontribuar me 2.9 pikë përqindje. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me 1.6 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me  0.4 pikë përqindje.

Ndërsa, në terma tremujorë ndryshimet në tregtinë me pakicë sipas grupeve  paraqiten si më poshtë: Në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht është rritur me 1.9%, krahasuar me tremujorin e 4-ët të vitit 2023. Po ashtu, volumi i shitjeve, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 3.1 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në të kundërt ,në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, konstatohet  një rënie me 0.9 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Ekofin Media
Ekofin Media
pakicë tregtinë Turistik
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

gazetar_206:00 - Korrik 28, 20260

Investimet direkte të Shqipërisë jashtë vendit arritën në 341 milionë dollarë gjatë vitit 2025, duke…

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:00 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

15:23 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

14:46 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter