Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BSH rrëzon kërkesën e MCA dhe Final për shfuqizimin e vendimit për heqjen e licencës

11:45 - Korrik 5, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Dy subjektet financiare jobanka, Micro Credit Albania dhe Final, janë bërë bashkë për të ankimuar vendimin e Bankës së Shqipërisë mbi revokimin e licencave të tyre. Këto dy institucione kërkojnë shfuqizimin e vendimit për heqjen e licencave, me pretendimin se Banka Qendrore nuk ka respektuar procedurat e parashikuara nga kuadri ligjor lidhur me vendimmarrjen përkatëse.

Sipas Micro Credit Albania, asnjë punonjësi apo ortaku të tyre, nuk i është komunikuar ndonjë akuzë zyrtare që mund të ketë lidhje ose jo me aktivitetin e shoqërisë. Një pretendim tjetër i dy institucioneve jo banka lidhet me faktin se ndalimi ligjor i ortakes së MCA, Elda Ibro, dhe ortakut të Final, Arben Meksuti, nuk ka lidhje me aktivitetin e këtyre shoqërive dhe nuk do të sillte ndikim negativ në veprimtarinë e ardhshme të MCA dhe Final.

Ndërkohë, në Fletoren Zyrtare janë botuar argumentet e Bankës së Shqipërisë, të cilat hedhin poshtë kërkesën e Micro Credit Albania dhe Final për shfuqizimin e vendimit mbi revokimin e licencës. Në lidhje me detyrimet që duhet të përmbushte pas pezullimit të aktivitetit, Banka e Shqipërisë ka deklaruar se administratori i MCA nuk ka raportuar ose nuk i është përgjigjur personalisht Bankës mbi plotësimin e detyrimeve. Më tej, edhe dërgimi i vendimit për revokimin e licencës është kthyer mbrapsht 2 herë nga shërbimi postar, pasi subjekti nuk gjendej në adresat e deklaruara.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka shtuar se reputacioni i themeluesit të shoqërisë dhe vërtetimi se nuk është në ndjekje penale, janë ndër kriteret kryesore që duhet të përmbushë një subjekt financiar jobankë.

Vendimi i Bankës për pezullimin e veprimtarisë në fund të vitit 2022, nuk është ankimuar në gjykatë nga “Micro Credit Albania” në atë kohë, duke pranuar në këtë mënyrë se vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë ka qenë e drejtë. Ky subjekt nuk mori asnjëherë masa për eliminimin e shkeljeve dhe as nuk angazhoi strukturat e nevojshme për eliminimin e tyre. Për më tepër, ortakja e MCA i ka kërkuar vetë Bankës Qendrore në prill të këtij viti, që të lejojë dorëzimin e licencës nga MCA-ja.

Nga këto argumente, Banka vlerësoi se pretendimet e paraqitura në ankimin administrativ nga Final dhe Micro Credit Albania nuk janë të bazuara dhe nuk përbëjnë shkak për të marrë një vendim të ndryshëm nga ai për revokimin e licencës.

Ekofin Media
Ekofin Media
Banka e Shqiperise final heqja e licences mca
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter