Kategoria: mca

Pas skandalit me mikrokreditë, Ministria e Drejtësisë ka gati draftin për ndryshimet ligjore për shërbimin përmbarimor privat. Ministri Ulsi Manja në një prononcim për gazetarët tha se këto ndryshime pritet të hidhen për konsultim publik dhe se synohet që forcohen mekanizmat e kontrollit dhe monitorimit të Ministrisë së Drejtësisë mbi këtë shërbim. “Në aspektin e

Njëri prej të akuzuarve me skandalin e mikrokredive, Olsi Ibro është vetëvrarë këtë të shtunë. Sipas informacioneve të para, ai është hedhur nga pallati, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme. Kjo ngjarje ndodh një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”. Ditën e djeshme, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës gjykata aprovoi

Dy subjektet financiare jobanka, Micro Credit Albania dhe Final, janë bërë bashkë për të ankimuar vendimin e Bankës së Shqipërisë mbi revokimin e licencave të tyre. Këto dy institucione kërkojnë shfuqizimin e vendimit për heqjen e licencave, me pretendimin se Banka Qendrore nuk ka respektuar procedurat e parashikuara nga kuadri ligjor lidhur me vendimmarrjen përkatëse.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, Guvernatori i Shqipërisë, Gent Sejko komentoi mënyrën se si do të procedohet me rastet e mashtrimit nga kompania “Final” sh.p.k. dhe “Micro Credit Albania” sh.p.k., të cilat kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija