Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Borxhi publik zbret në 55.8% në 2025, gati emetimi i Eurobondit

18:19 - Tetor 29, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Borxhi publik bruto do të vijojë trajektoren rënëse. Në vitin 2024, parashikohet që borxhi publik bruto të bjerë në rreth 56.3 % të PBB dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 55.8 %, në vitin 2025. Sipas skenarit bazë të Financave, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55 % në vitin 2026.

Sipas projektbuxhetit të publikuar nga Ministria e Financave, huamarrja e brendshme gjatë vitit 2025 planifikohet në një vlerë prej 50 miliardë lekë, në të njëjtin nivel me vitin 2024.

Huamarrja e re në tregun e brendshëm pritet të realizohet kryesisht nëpërmjet titujve shtetërorë afatgjatë në përputhje me objektivat për reduktimin e risqeve, por gjithashtu duke iu përshtatur edhe preferencave të investitorëve për titujt.

Huamarrja e huaj parashikohet të realizohet kryesisht nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve prioritare të qeverisë, si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen gjatë vitit 2025.

Në rast se kushtet e tregut do të jenë të favorshme, gjatë vitit 2025 planfikohet gjithashtu dhe emetimi i një Eurobondi. Në total huamarrja e huaj gjatë vitit 2025 vlerësohet të jetë rreth 111.3 miliardë lekë.

Bazuar në normat më të fundit të interesit, si edhe bazuar në nivelin e huamarrjes së brendshme dhe asaj të jashtme për vitin 2024 dhe 2025, shpenzimet për interesa në tregun e huaj pritet të jenë në nivele të krahasueshme me vitin 2024, ndërkohë në tregun e brendshëm shpenzimet për interesa janë planifikuar me një rritje prej rreth 3.4 miliardë lekë, krahasuar me vitin 2024.

Për sa i përket ripagesave të borxhit të jashtëm (principali), në vitin 2025 planifikohen të jenë në vlerën 103.12 miliardë lekë. Ripagesat në vitin 2025, përfshijnë veç të tjerave edhe maturimin e Eurobondit të emetuar në vitin 2018, në vlerën 39.9 miliardë lekë, si edhe maturimin e huasë së garantuar nga Banka Botërore në vlerën 200 milionë euro. 

Ekofin Media
Ekofin Media
borxhi publik emetimi eurobondi ministria e financave
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter