Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Belgjika nis grevë 3-ditore kundër reformës fiskale: paralizohet transporti ajror dhe publik

10:24 - Nëntor 24, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Belgjika po përgatitet për tre ditë grevë kombëtare, që nis sot, në shenjë proteste ndaj reformave fiskale të qeverisë së Bart De Wever, të cilat sindikatat i cilësojnë si “shkatërrim të shtetit të mirëqenies”.

Kompania publike hekurudhore (SNCB) kishte reduktuar linjat e transportit hekurudhor dhe fluturimet që prej ditës së diel, ndërsa sot pritet të funksionojë vetëm një linjë në dy ose tre, në varësi të destinacioneve. Paralizë pritet edhe në pjesën tjetër të transportit publik, ndërsa linjat Eurostar që lidhin Brukselin me Parisin mund të preken gjithashtu.

Të martën, greva do të përfshijë shkollat, çerdhet, zyrat postare, shërbimet e pastrimit dhe një pjesë të madhe të shërbimeve shëndetësore. Edhe transporti publik do të vazhdojë me ndërprerje.

Kulmi i mobilizimit pritet të mërkurën, kur do të bashkohen edhe shumë sektorë të sektorit privat.

Dy aeroportet më të mëdha të vendit, ai i Brukselit dhe Charleroi, nuk pritet të kryejnë nisje fluturimesh, sipas kompanive menaxhuese. Probleme do të ketë edhe në mbërritje, pasi stafi tokësor dhe personeli i sigurisë do t’i bashkohen grevës.

Koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë ka njoftuar masa shtrënguese me synimin për të kursyer 10 miliardë euro deri në vitin 2030. Belgjika, një nga vendet me një borxh të madh në BE, duhet të shkurtojë shpenzimet për të shmangur shkeljen e rregullave të borxhit dhe deficitit. Paralelisht, vendi është i detyruar të rrisë ndjeshëm buxhetin ushtarak sipas planeve të NATO-s.

Qeveria po përballet me presion të shtuar nga sindikatat dhe opinioni publik. Vetëm në tetor, rreth 100,000 persona protestuan në Bruksel kundër këtyre masave të planifikuara.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
belgjika greva publik reforma fiskale transporti ajror
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter