Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koncerti i Kanye West, oraret dhe rrugët që bllokohen

18:18 - Korrik 9, 2026

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

15:48 - Korrik 9, 2026

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:45 - Korrik 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BE-ja do të rishikojë rregullat për kriptoasetet në vitin 2027, mes shtysës së Trump për asetet digjitale

00:09 - Korrik 9, 2026 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

BE-ja pritet t’u rikthehet rregullave të saj për kriptoasetet, në përpjekje për të adresuar rastet kur i njëjti kriptoaset emetohet nga disa kompani në juridiksione jashtë Bashkimit dhe për të zgjeruar kuadrin rregullator edhe mbi teknologjitë e reja. Këtë e kanë bërë të ditur për Euronews disa diplomatë të BE-së të njohur me diskutimet.

Komisioni Evropian po konsultohet me palët e interesuara deri më 30 shtator, ndërsa po vlerëson nëse duhet të rihapë legjislacionin. Megjithatë, ligjvënësit Evropianë janë të bindur se rishikimi është i pashmangshëm.

“Rihapja e dosjes duket e pashmangshme në këtë fazë, jo vetëm për shkak të qëndrimit të shprehur nga disa institucione Evropiane, veçanërisht nga Banka Qendrore Evropiane, por edhe për t’iu përshtatur zhvillimeve më të fundit rregullatore dhe teknologjike në nivel global”, tha për Euronews një diplomat i BE-së.

Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka kryer investime të konsiderueshme në stablecoins, BE-ja po përballet me presion në rritje për të sqaruar mënyrën se si duhet të rregullojë kompanitë jashtë Bashkimit që emetojnë këto kriptoasete dhe operojnë në Europë. Kuadri aktual i BE-së nuk i rregullon në mënyrë specifike emetuesit e stablecoins me seli jashtë Bashkimit që veprojnë në tregun Evropian.

Stablecoins janë kriptoasete të projektuara për të ruajtur një vlerë të qëndrueshme, duke e lidhur atë me një aset real, siç është dollari amerikan.

Duke qenë se operojnë jashtë sistemit tradicional bankar, stablecoins nuk u nënshtrohen rregullave bankare. Një stablecoin i vetëm mund të emetohet nga disa kompani, çka e bën rregullimin e tij veçanërisht kompleks.

Rëndësia e stablecoins është rritur ndjeshëm, ndërsa përdorimi i tyre është zgjeruar gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të Artemis Analytics, vëllimi total i transaksioneve u rrit me 72% në vitin 2025, duke arritur në 33 trilionë dollarë, ose rreth 28 trilionë euro.

Në vitin 2025, Trump nënshkroi ligjin “Guiding and Establishing National Innovation for US Stablecoins”, të njohur si Akti GENIUS, duke krijuar një kuadër rregullator për këto kriptoasete.

Duke qenë se 95% e stablecoins në nivel global mbështeten nga dollari amerikan, Trump synon ta forcojë monedhën amerikane përmes kësaj teknologjie të re, duke i pozicionuar stablecoins si një instrument kryesor pagese për transaksionet ndërkombëtare dhe ato me rëndësi strategjike.

Ndërkohë, tregu i pagesave digjitale po evoluon me shfaqjen e teknologjive të reja të rrjetit, si tokenizimi. Tokenizimi synon t’i bëjë pagesat më të sigurta dhe më pak të ekspozuara ndaj mashtrimeve.

Rishikimi i legjislacionit Evropian për kriptoasetet pritet gjithashtu të shqyrtojë nëse fusha e zbatimit duhet të zgjerohet për të përfshirë mjetet e reja të tokenizuara të pagesave dhe depozitave, të cilat pritet të shfaqen dhe të përdoren më gjerësisht gjatë viteve të ardhshme, bëri të ditur një diplomat i BE-së.

Paralelisht, Banka Qendrore Evropiane prezantoi në fund të marsit një strategji të re për pagesat, e cila përfshin krijimin e dy infrastrukturave të rrjetit, të njohura si Pontes dhe Appia. Ato synojnë ta përshtatin institucionin me tokenizimin dhe risitë e tjera teknologjike, si teknologjia e regjistrit të shpërndarë, e njohur me shkurtimin DLT./Përshtati nga Euronews, ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
asetet be digjitale kriptomonedha trump
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Çmimet e banesave dhe qiratë: Ku u rritën më shumë në fillim të vitit 2026?

11:27 - Korrik 9, 2026

Vera po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme: Energjia për ftohjen e banesave në BE u dyfishua në vetëm gjashtë vjet

13:23 - Korrik 8, 2026

Rreziqet kryesore për ekonominë globale që duhen ndjekur në gjysmën e dytë të vitit 2026

10:07 - Korrik 8, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koncerti i Kanye West, oraret dhe rrugët që bllokohen

gazetar_218:18 - Korrik 9, 20260

Në kuadër të aktivitetit muzikor “YE” që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar,…

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

15:48 - Korrik 9, 2026

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:45 - Korrik 9, 2026

Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e Bankës së Zhvillimit në skemën e sigurimit të depozitave

15:43 - Korrik 9, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:18 - Korrik 9, 2026

Koncerti i Kanye West, oraret dhe rrugët që bllokohen

15:48 - Korrik 9, 2026

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

15:45 - Korrik 9, 2026

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

Koncerti i Kanye West, oraret dhe rrugët që bllokohen

18:18 - Korrik 9, 2026

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

15:48 - Korrik 9, 2026

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:45 - Korrik 9, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter