Author: gazetar_1
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar se sektori i ndërtimit do të jetë një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, duke theksuar nevojën për formalizimin e tregut të punës dhe deklarimin e pagave reale. Gjatë një konference për mediat, Malaj u ndal në performancën e sektorit të ndërtimit dhe turizmit, duke dhënë detaje mbi planet e qeverisë për të rritur transparencën dhe të ardhurat tatimore. “Sektori i ndërtimit ka pasur një rritje të konsiderueshme, dhe fondi i pagave është rritur gjithashtu. Në turizëm kemi një rritje të arkëtimit të TVSH-së, duke arritur në 40 milionë euro për vitin 2025.…
Tetë kompani shqiptare nga sektori agro-ushqimor do të jenë pjesë e edicionit 2026 të Gulfood, që zhvillohet nga 26 deri më 30 janar2026, një ngjarje madhore botërore që shtrihet njëkohësisht në Dubai Exhibition Centre dhe Dubai World Trade Centre. Ky panair, injohur si një nga më të mëdhenjtë dhe më prestigjiozët në industrinëglobale të ushqimit dhe pijeve, përfaqëson një vitrinë tëjashtëzakonshme për promovimin e produkteve shqiptare në tregjetndërkombëtare. Pjesëmarrja e kompanive shqiptare bëhet e mundur falë mbështetjes sëInternational Trade Centre (ITC) dhe Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO), në kuadër të përpjekjeve për të nxitureksportet, për të rritur konkurrueshmërinë…
Bizneset po përballen prej më shumë se një jave me probleme serioze në aksesimin dhe funksionimin e platformës SelfCare të Administratës Tatimore, duke e bërë praktikisht të pamundur kryerjen e një sërë detyrimesh ligjore, përfshirë fiskalizimin e faturave të shitjes dhe deklaratave doganore. Sipas shqetësimit të ngritur nga Aleanca e Profesionistëve të Lirë, platforma shfaqet vetëm në formë statike dhe nuk lejon asnjë veprim funksional. Kjo situatë ka bllokuar proceset e përditshme të bizneseve, duke i vendosur ato në pamundësi objektive për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Një nga problematikat…
Çmimi i arit ka tejkaluar për herë të parë nivelin prej 5 mijë dollarësh amerikanë për ons, ndërsa politikat e paparashikueshme dhe deklaratat kontradiktore të Donald Trump kanë shtyrë gjithnjë e më shumë investitorë drejt aseteve të sigurta. Sipas të dhënave të Bloomberg, metali i çmuar u rrit me 1.8% të hënën, duke arritur në 5 mijë e 78 dollarë për ons. Ky zhvillim historik vjen në një moment tensioni të shtuar politik dhe ekonomik, pasi Trump kërcënoi Kanadanë me tarifa 100% nëse “arrin një marrëveshje me Kinën”, si edhe pas përplasjes së fortë me Evropën lidhur me të ardhmen…
Historia e largimit të Fred Karapicit nga Shqipëria, gati 36 vjet më parë, tregohet ende gojë më gojë mes shqiptarëve në Las Vegas, Nevada. Ishte qershori i vitit 1990 dhe ende nuk kishte ndodhur eksodi masiv drejt Perëndimit. “E kisha ndarë mendjen që do të arratisesha, por rrethanat nuk më ndihmonin asnjëherë,” thotë Karapici, duke iu rikthyer 4 qershorit 1990, kur bashkë me tre shokë të tjerë ai hyri në ambasadën e Turqisë në Tiranë. “Peripecitë e vizave dhe kalimet nga një mjedis në tjetrin zgjatën disa ditë, deri kur, me mbështetjen e ambasadës turke, siguruam vizat për në Greqi,”…
Që prej momentit kur iu bashkua Vodafone-it 15 vite më parë, Susan Foxton ka punuar për kompaninë në Katar, Londër dhe Dublin, ndërsa tani ka pak kohë që ka ardhur në Shqipëri, ku nga prilli 2025 mban pozicionin e drejtoreshës së biznesit të konsumatorit për këtë treg me rritje të shpejtë. “Ishte një ofertë shumë e mirë për t’u refuzuar, pasi është e rrallë të gjesh një rol ku ke mundësinë të zhvillosh dhe të zotërosh strategjinë në mënyrë holistike dhe të kesh një ndikim real,” thotë Foxton. “Ishte gjithashtu një mundësi fantastike për të përjetuar një kulturë të re,…
Tirana International Airport e nis vitin 2026 me një sinjal të fortë për tregun e punës, duke hapur mbi 250 pozicione të reja në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe investimeve të reja në infrastrukturë dhe shërbime. Lëvizja vjen në përgatitje për sezonin e ri të fluturimeve dhe pas një viti me flukse rekord pasagjerësh, duke e kthyer aeroportin në një nga punëdhënësit më aktivë në vend. Zgjerimi i aeroportit dhe kërkesa për staf Rritja e kapaciteteve operacionale dhe modernizimi i shërbimeve kanë shtuar nevojën për burime njerëzore në pothuajse çdo hallkë të funksionimit të aeroportit. Pozicionet e hapura shtrihen…
Stenda e Shqipërisë në FITUR 2026, në Madrid, Spanjë, ka tërhequr interes të lartë nga vizitorë dhe operatorë turistikë nga vende të ndryshme të botës, duke reflektuar rritjen e vëmendjes ndërkombëtare ndaj Shqipërisë si destinacion turistik gjithnjë e më konkurrues. Në kuadër të panairit, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim miqësor me ministrin e Industrisë dhe Turizmit të Spanjës, Jordi Hereu i Boher, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit në sektorin e turizmit, si dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe modeleve të suksesshme mes dy vendeve. Biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit…
Qeveria ka hedhur një tjetër hap në riorganizimin e sektorit të mbetjeve, duke e shndërruar Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve në një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror. Me vendimin nr. 37, datë 21 janar 2026, të botuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave përcakton organizimin e brendshëm, organet drejtuese dhe mënyrën e funksionimit të Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve sh.a. (AKEM sh.a.), në zbatim të ligjit të ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Sipas vendimit, AKEM sh.a. do të funksionojë si shoqëri tregtare, por me pronësi të plotë shtetërore, ku autoriteti publik që përfaqëson shtetin si…
“Ryanair” ka njoftuar itinerare të reja për në Shqipëri për vitin 2026, Riviera e së cilës është cilësuar nga ekspertët e udhëtimit si një destinacion evropian i ngjashëm me Maldivet, sipas të përditshmes britanike “The Standard”. Linja ajrore me kosto të ulët tha se do të vendosë një avion të katërt B737-800 në Tiranë – në prill 2026 – dhe do të lançojë 20 itinerare të reja, duke e bërë më të lehtë për shumë turistë britanikë të eksplorojnë Shqipërinë. Investimi prej 400 milionë dollarësh do të mbështesë më shumë se 3000 vende pune, duke përfshirë 120 vende të reja…
