Author: gazetar_1

Viti 2025 shënoi rekord në çmimin e qirave të apartamenteve. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave vetëm në muajin dhjetor qiratë u shtrenjtuan me 8.5% në raport me vitin 2024, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Ekspertët e tregut të pasurive të patundshme vlerësojnë se në treg po ndodh një efekt zinxhir. Blerja e apartamenteve për t’i dhënë më pas me qira po e shtrenjton e tregun e qiradhënies. “Në momentin që një apartament blihet shtrenjtë dhe për rrjedhojë, ai do të jepet shtrenjtë me qira. Po një nga arsyet më kryesore është fakti që mbas 2021-shit ne…

Read More

Numri i kalimeve të parregullta kufitare të regjistruara në Bashkimin Evropian ra me 26 përqind vitin e kaluar krahasuar me vitin 2024. Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), me seli në Varshavë të Polonisë, raporton gati 178,000 përpjekje për kalim kufiri në BE. Kjo është shifra më e ulët që nga viti 2021. Shumica e personave që Frontex identifikoi gjatë kalimeve të parregullta kufitare ishin qytetarë nga Afganistani, Egjipti dhe Bangladeshi, sipas raportit të fundit të publikuar nga Frontex. Situata në kufijtë e jashtëm të BE-së mbetet e pasigurt Frontex paralajmëroi gjithashtu se situata në kufijtë e jashtëm…

Read More

E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e zemër, Artina – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për ta ruajtur anonimitetin e së intervistuarës – u nis drejt SHBA-së. Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese e asaj që njihej si ‘llotaria e Kartës së Gjelbër’, por që në të vërtetë quhet Programi i Vizave të Diversitetit. Artina ishte nxitur të aplikonte nga partneri i saj. Ky i fundit kishte 12 vjet rresht që aplikonte, pasi të ardhmen e tij s’e shihte askund tjetër…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se duke nisur nga 16 janari kanë filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave, me qëllim identifikimin e ndërtuesve të cilët nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Kontrollet do të përfshijnë vetëm ato subjekte që nuk kanë respektuar pagat dysheme të caktuara nga tatimet prej 1 dhjetorit 2025. Për shkak të deklarimit të pagave më të ulëta sesa realisht janë, Tatimet muajin e kaluar publikuan listën e pagave për sektorin e ndërtimit, në varësi të çdo profesioni. Me përjashtim të sanitarëve që do të kenë si dysheme pagën…

Read More

Vitin e shkuar, qeveria shqiptare prezantoi me bujë të madhe atë që u cilësua si “Rilindja e Infrastrukturës Sportive”. Dritat e projektorëve u ndezën, arkitektë me famë botërore shtrënguan duart me zyrtarët në Tiranë, dhe renderat 3D premtuan një të ardhme futuriste për stadiumet e Durrësit (“Niko Dovana”), Vlorës (“Flamurtari”) dhe Korçës (“Skënderbeu”). Modeli dukej i thjeshtë në letër, i kopjuar nga suksesi i “Air Albania” në kryeqytet: Qeveria ofron tokën dhe lejet zhvillimore, ndërsa privati ndërton stadiumin në këmbim të hapësirave tregtare dhe kullave rezidenciale. Por, ndërsa kalendari shënoi datën 30 Shtator 2025, afati i fundit për dorëzimin e…

Read More

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka përgatitur ExportON, një platformë të re kombëtare dialogu për eksportet shqiptare, e konceptuar për të krijuar një qasje të strukturuar dhe të koordinuar ndaj sfidave dhe potencialeve të sektorit eksportues. Përmes kësaj nisme, AIDA synon të ndërtojë një hapësirë të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, agjencive mbështetëse dhe bizneseve eksportuese, duke e vendosur eksportin në qendër të politikave të zhvillimit ekonomik. ExportON synon të kapërcejë fragmentarizimin që ka shoqëruar deri më tani politikat dhe instrumentet mbështetëse për eksportet, duke i trajtuar në një tryezë të vetme çështjet që lidhen me standardet dhe certifikimet…

Read More

Hyn në fuqi vendimi i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për rritjen e pagës minimale, i cili parashikon dy faza të reja gjatë vitit 2026. Sipas vendimit zyrtar nr. 10/273, të datës 31 tetor 2025, dhe të nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paga minimale bruto do të jetë 425 euro nga 1 janari 2026 për punë të rregullt me orar të plotë, ndërsa nga 1 korriku 2026, paga minimale bruto do të rritet në 500 euro për të njëjtin tip punësimi. Vendimi obligon Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin e…

Read More

Qëndrimi i artikuluar sot nga Kryeministri Edi Rama për peshën dhe vështirësinë e dy viteve të ardhshme në funksion të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është thjesht një mesazh politik për administratën dhe grupin parlamentar të shumicës. Ai është, në thelb, një paralajmërim për një ndryshim të thellë qasjeje në mënyrën se si vendi prodhon, kontrollon dhe vendos standarde, veçanërisht në sektorë kritikë si siguria ushqimore. Rama e tha qartë se procesi i negociatave nuk është vetëm teknik, por një barrë e madhe detyrimesh që kërkon qartësi, disiplinë dhe vendimmarrje të fortë. “Shqipëria po përgatitet të hyjë në…

Read More

Strukturat akomoduese në Shqipëri kanë regjistruar një rritje të konsiderueshme të aktivitetit turistik gjatë muajit Nëntor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, bëjnë të ditur të dhënat zyrtare të INSTAT. Sipas statistikave, vizitorët gjithsej u rritën me 30,0 %. Në këtë rritje, vizitorët jo-rezidentë shënuan një rritje prej 31,0 %, ndërsa vizitorët rezidentë u rritën me 28,0 %. Po ashtu, net qëndrimet gjithsej u rritën me 29,8 % krahasuar me Nëntorin 2024. Net qëndrimet e realizuara nga vizitorët jo-rezidentë u rritën me 32,5 %, ndërsa ato nga vizitorët rezidentë u rritën me 23,0 %. Të dhënat…

Read More

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionet e përditësuara për vitin 2025 të Katalogut të Pasurive të Sekuestruara dhe Katalogut të Pasurive të Konfiskuara. Këta katalogë janë publikuar fillimisht për herë të parë gjatë muajve shkurt dhe mars 2025 dhe tashmë janë përditësuar për të reflektuar të gjitha ndryshimet, zhvillimet dhe lëvizjet që kanë ndodhur gjatë vitit 2025 deri në fund të tij, në kuadër të administrimit të pasurive nga AAPSK. Përditësimi i tyre përfaqëson vijimësinë e një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës inventarizimi të pasurive të vendosura…

Read More