Author: gazetar_1
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e Rektorëve, ku zhvilloi një bisedë të hapur me 40 rektorë të universiteteve publike dhe private mbi cilësinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ka kaluar tashmë një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar mbi ndryshimet që ka sjellë koha në Ligjin për Arsimin e Lartë, si dhe mbi konstatimet e dala nga zbatimi i tij në praktikë. Ai vlerësoi si pozitive përvojën e deritanishme dhe nënvizoi se ligji aktual është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin akademik. Kryeministri…
Imagjinoni për një moment që biznesi juaj aktual, të mos ketë asnjë tatim. Mendoni sikur pagat e punonjësve tuaj të përjashtohen nga të gjitha taksat për 10 vite. Shtoni te mendimet që të gjitha mallrat, pajisjet dhe shërbimet tuaja të përjashtohen nga TVSH-ja, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe nga taksat për pasuritë e paluajtshme. Gjithashtu mendoni që shteti t’ju paguajë për trajnimin e punonjësve tuaj. Që kontributet për sigurimet të paguhen gjithmonë në nivelin e pagës minimale. Një ëndërr? Quhet Durana. Dhe aktualisht është kryefjala e denoncimeve në media për dyshime se ky projekt është një ‘parajsë fiskale’.…
Të premten, në Vlorë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për disa orë. Lajmi u dha nga Ujësjellësi i Vlorës, përmes një njoftimi. Nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni Nr. 4, i cili furnizon qytetin me ujë, për shkak të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit. Qyteti nuk do të furnizohet gjatë orëve të pasdites së ditës së nesërme, ndërsa në orarin e mëngjesit furnizimi do të vijojë normalisht. “Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se, për shkak të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit të qytetit të Vlorës, ditën e…
Shkëlqim Hajdari ka dhënë dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm, detyrë të cilën ai e mori në vitin 2016. Në një reagim të bërë në rrejtët sociale ai shkruan se në këto vite të punës së tij, është i lumtur që reforma ligjore ne fushën e inspektimeve është finalizuar. Ai falënderon të gjithë stafin e tij dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë të që e cilëson vizionare sipas standardeve më të mira të inspektimeve në BE. “Bac u kry! Jam thellësisht i lumtur, për finalizimin e reformës ligjore ne fushën e inspektimeve. Rezultatet e kësaj reforme janë 5…
Tregu financiar në Shqipëri po kalon një fazë dinamike, ku dëshira e qytetarëve dhe bizneseve për të investuar mbetet në nivele rekord. Sipas raportit më të fundit të Bankës Evropiane të Investimeve për fundvitin 2025, kërkesa për kredi ka shënuar një rritje që tejkalon edhe pritshmëritë e vetë bankierëve. Ky vrull udhëhiqet kryesisht nga familjet që kërkojnë të blejnë një shtëpi dhe nga individët që kërkojnë kredi konsumatore për të rritur standardin e jetesës. Ajo që bie në sy është se “epoka e euros” në kredi po zbehet. Shqiptarët po zgjedhin masivisht monedhën vendase, Lekun, duke u mbrojtur kështu nga…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën me dije se pagesa e taksës së mjeteve tashmë realizohet tërësisht online nëpërmjet platformës e-Albania, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të paguajnë me çdo kartë bankare, pa qenë e nevojshme paraqitja fizike. Shërbimi garanton një proces të lehtë, të shpejtë dhe të sigurt, i cili mund të përdoret në çdo kohë nga telefoni apo kompjuteri. Zbatimi i këtij shërbimi digjital ka sjellë përfitime të prekshme për rreth 770,000 zotërues mjetesh, duke gjeneruar kursime prej 282,975,000 lekësh nga shmangia e sporteleve, 56,146 ditë pune të rikuperuara, 23,100,100 kilometra udhëtime të panevojshme…
Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Njëkohësisht, nis edhe zbatimi strikt i Ligjit për të huajt sa u përket dokumenteve personale. Sipas tij, të gjithë ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve. Këto masa do të prekin kryesisht pjesëtarët…
Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni buxhetor me vlerën më të madhe të pagesave të transaksioneve për vitin 2025. Sipas të dhënave nga Open Data Albania ky institucion ka paguar gjatë vitit të kaluar, 35 125 569 541 lekë apo rreth 364 mln euro. Në krahasim me një vit më parë vlera e transaksioneve ka pësuar rritje me 55%, pasi për vitin 2024 transaksionet përllogariten në 15.96 mld lekë. Ndërkaq, referuar tabelës së detajuar të shpenzimeve janë një sërë projektesh rrugore, që janë financuar gjatë vitit që sapo lamë pas. Një nga më të financuarit është ndërtimi i korridorit 8, për…
Ky partneritet prezanton për herë të parë në botë Fender Play të optimizuar për televizor, aplikacionin e plotë të mësimit online për kitarë, bas dhe ukulele, ekskluzivisht për televizorët Samsung Samsung Electronics prezantoi partneritetin global ekskluziv me markën më të njohur të kitarave në botë, Fender, për të sjellë për herë të parë në televizorë versionin TV të Fender Play në Samsung TVs gjatë vitit 2026. “Me mësime të bazuara në video në Samsung TVs, të mësuarit e një instrumenti përshtatet natyrshëm në jetën e përditshme dhe i ndihmon muzikantët të arrijnë objektivat e tyre më shpejt,” tha Hun Lee,…
Pas një viti në të cilin zjarret shkatërruan Los Anxhelosin, një ciklon i rrallë përshkoi Azinë Juglindore dhe thatësira e detyroi Iranin të merrte në konsideratë zhvendosjen e kryeqytetit të tij – të dhënat e fundit tregojnë se viti 2025 ishte viti i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Rezultatet nga programi i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus i BE-së tregojnë gjithashtu se temperaturat globale gjatë tre viteve të fundit kanë qenë mesatarisht më shumë se 1.5 gradë Celsius (2.7 gradë Fahrenheit) mbi nivelet para industriale. Kjo është hera e parë që një periudhë trevjeçare e ka tejkaluar këtë…
