Author: gazetar_1

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka prezantoi sot paketën prej 12 nismash ligjore, të cilat i ka në shqyrtim Kuvendi i Shqipërisë. “Këto nisma lidhen me forcimin e shtetit të së drejtës, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe krimit të organizuar, zbatimin më të mirë të reformës në drejtësi dhe në fund dhe jo për nga rëndësia, mbrojtjen nga diskriminimi, mbështetjen për familjen, gratë, për të miturit etj., ndryshe, të drejtat e njeriut dhe drejtësia shoqërore. Duke provuar që vendi e ka vullnetin social politik dhe aftësinë institucionale për t’i mbrojtur shtetasit e vet, për t’i ofruar shërbime…

Read More

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në akset e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të menaxhuar trafikun. Gjatë javës së fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar një sërë shkeljesh të Kodit Rrugor, për të cilat janë marrë këto masa: -Për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit, janë proceduar penalisht 59 drejtues mjetesh, 6 prej të cilëve janë vënë në pranga, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiti kjo shkelje, për jetën e përdoruesve të rrugës, në 6 rastet specifike. Materialet procedurale për këto raste i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme; -Për mosrespektim të…

Read More

Në tre muajt e fundit të vitit 2025, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka urdhëruar një valë inspektimesh për shërbimin noterial në mbarë vendin. Konkretisht për periudhën shtator-dhjetor 2025 kur ai sapo kishte marrë detyrën, janë kryer 22 inspektime të plota ndaj noterëve, nisur edhe nga ankesat që kanë mbërritur prej qytetarëve, por edhe nga raportime të ndryshme mediatike. Në përfundim të këtyre inspektimeve rezulton se ka pasur 12 penalitete, përfshi edhe heqje të licencës. Ndaj 6 noterëve është lëshuar masa “vërejtje me paralajmërim për heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit të noterit”. Frida Muçmatajt dhe Valentin Lleshit iu…

Read More

Ryanair, linja ajrore me kosto të ulët në Shqipëri, njoftoi sot (e martë, 20 janar) se do të shtojë në bazën e Tiranës avionin e katërt B737-800 nga prilli 2026 (investim prej 400 milionë dollarë) dhe do të hapë 20 linja të reja direkte, si Alghero, Baden-Baden, Eindhoven, Genoa, Memmingen, Parma dhe Wroclaw, përveç 23 linjave ekzistuese për sezonin Verë 2026 (gjithsej 43 linja). Ky zgjerim do të krijojë mundësinë për mbi 3,000 vende të reja pune dhe 120 pozicione me paga të larta për pilotë dhe ekuipazh kabine të Ryanair në Tiranë. Ky investim prej 400 milionë dollarë i…

Read More

Tregu i automjeteve në Shqipëri gjatë vitit 2025 është karakterizuar nga diversitet i gjerë dhe rritje e qëndrueshme, duke reflektuar preferencat, nevojat dhe kërkesat në rritje të qytetarëve. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), automjetet e regjistruara gjatë vitit 2025 vijnë kryesisht nga disa prej shteteve më të fuqishme prodhuese në botë. Në krye të listës renditet Republika e Koresë, me 21,4% të mjeteve të regjistruara, e ndjekur nga Gjermania me 15,6% dhe Italia me 15,4%. Një peshë të konsiderueshme në treg kanë edhe automjetet me origjinë nga Kina, me 9,1%,…

Read More

Guvernatori i Banka e Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi rëndësinë e historisë monetare si një pasqyrë e zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore të vendit, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e çeljes së ekspozitës “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”. Aktiviteti u zhvillua në Selinë Qendrore nr. 2 të Bankës së Shqipërisë dhe vjen në një moment me simbolikë të veçantë, mes 100-vjetorit të themelimit të bankës qendrore në vitin 1925 dhe përvjetorit të hedhjes në qarkullim të monedhës së parë kombëtare shqiptare në vitin 1926. Në fjalën e tij, Guvernatori nënvizoi se ekspozita, e realizuar në bashkëpunim…

Read More

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor për vitin 2026, e cila u drejtohet institucioneve publike të arsimit të lartë në vend. Thirrja synon financimin e investimeve konkrete që forcojnë kapacitetet kërkimore të universiteteve, përmes ngritjes apo modernizimit të laboratorëve, blerjes së pajisjeve kërkimore dhe zhvillimit të sistemeve teknologjike inovative. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, e cila theksoi se kjo nismë synon të krijojë një bazë më të fortë infrastrukturore për kërkimin shkencor universitar, në përputhje me standardet…

Read More

Ndryshimet e vogla, por të qëndrueshme në stilin e jetesës, mund të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njeriut. Shkencëtarët pohojnë se aktiviteti i përditshëm fizik, edhe në sasi minimale, redukton ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve serioze si sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru, diabeti i tipit 2 dhe disa forma të kancerit. Sipas rekomandimeve ekspertëve, të rriturit duhet të jenë aktivë çdo ditë, duke kombinuar ushtrimet aerobike me ato për forcimin e muskujve, dhe duke synuar rreth 150 minuta aktivitet fizik në javë. Por studime të reja tregojnë se përfitimet fillojnë shumë më herët sesa mendohej. Hulumtimet shkencore…

Read More

Përpara festave të nëntorit, vitin e kaluar, Korporata e Investimeve Shqiptare hapi zyrtarisht procedurën konkurruese për zgjedhjen e partnerit privat që do të marrë përsipër rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve dhe ndërtimin e një godine të re multifunksionale në truallin ngjitur, që parashikohet të jetë një kullë në lulishten që ndodhet aktualisht pas Pallatit të Kongreseve. Bëhet fjalë për një nga projektet më simbolike dhe më të ndjeshme urbanisht në kryeqytet, jo vetëm për shkak të vendndodhjes në një zonë të lakmuar, por edhe për ndërthurjen mes trashëgimisë kulturore, interesit publik dhe zhvillimit imobiliar. Por më 19 Janar, pa shumë…

Read More

Sot në mbrëmje, rreth orës 20:30, u stakua linja 110 kV “Tirana 1 – Uzina Traktori” e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). Brigadat e OST-së, në gatishmëri të plotë, identifikuan menjëherë defektin në shtyllën 48/4, i shkaktuar nga një hark i hapur. Ndërkohë, nënstacioni Traktora dhe konsumatorët e rëndësishëm u furnizuan me energji elektrike me ngarkesë të kufizuar, në bashkëpunim me OSHEE-në, përmes linjës 110 kV “Elbasan – Ibë – Farkë”. Menjëherë pas identifikimit të defektit, brigadat e linjave në terren morën masat për riparimin e tij. Paralelisht, grupet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes manovruan linjat rezervë përmes…

Read More