Author: gazetar_1
Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë në konsultim publik projektligjin e ri “Për treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës”, një akt i rëndësishëm që synon të krijojë për herë të parë një kuadër të plotë, të posaçëm dhe të harmonizuar me Bashkimin Evropian për mbrojtjen e produkteve shqiptare të lidhura ngushtë me territorin, traditën dhe cilësinë. Drafti përfaqëson një hap të rëndësishëm reformues, duke e ndarë këtë fushë nga ligji i përgjithshëm për pronësinë industriale dhe duke e trajtuar atë me një ligj të veçantë, të dedikuar dhe shumë më të detajuar. Sipas relacionit shpjegues, projektligji synon rregullimin e plotë të…
Bursat europiane e çelë javën në rënie, duke vijuar trendin negativ të nisur që prej njoftimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj Groenlandës. Presidenti amerikan deklaroi se nga 1 shkurti, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe Holanda e Finlanda, vende këto që kanë dërguar trupa në ishull, përballen me tarifa doganore prej 10%. E teksa në Europë po shqyrtohet tani mundësia e pezullimit të marrëveshjes së arritur me Uashingtonin të vitit të kaluar, por që ende duhet ratifikuar nga Parlamenti Euorpian, kërcënimi i një lufte të re tregtare me SHBA-në po shton nervozizmin në tregje.…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna. Po ashtu është vendosur që të shkarkohet përfaqësuesit politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren, ku sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, janë vërejtur dallimet më të mëdha në votat për kandidatët për deputetë. Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërkaq në 10 komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë. Vendimi i 19 janarit vjen pasi gjatë rinumërimit të pjesshëm u vërejtën dallime të mëdha në votat…
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, i publikuar nga INSTAT, tregon se në muajin Dhjetor 2025 ndryshimi vjetor i çmimeve ka qenë +2,2 %. Sipas të dhënave zyrtare, rritja më e madhe vjetore e çmimeve, prej 7,6 %, është shënuar në grupin “Argëtim dhe kulturë”. Pas këtij grupi renditen “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,5 %, si dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,3 %. Me 2,2 % u rritën çmimet në grupet “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”. Ndërkohë, rritje vjetore janë regjistruar edhe në grupet “Ushqime dhe…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton nisjen e shërbimeve të reja të rregullta nga AJet, që lidhin Tiranën me Aeroportin Stamboll Sabiha Gökçen (SAW), duke zgjeruar më tej mundësitë e udhëtimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Duke filluar nga 2 marsi 2026, AJet, linja ajrore low-cost më e re e Turqisë, do të operojë pesë fluturime javore në linjën Stamboll Sabiha Gökçen – Tiranë, të planifikuara çdo të hënë, të mërkurë, të enjte, të shtunë dhe të diel. Përveç kësaj, AJet do të nisë edhe dy fluturime javore midis Tiranës dhe Ankarasë, duke përmirësuar më tej lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe…
Kur flasim për sfidat dhe çështjet që prekin të rinjtë në Shqipëri, vëmendja zakonisht përqendrohet në kryeqytet. Aty janë institucionet, organizatat, mediat, bizneset kryesore dhe programet pilot. Por nëse fokusi mbetet i kufizuar te Tirana, humbet gjysma e realitetit. Të rinjtë në zonat rurale dhe në qytetet e vogla përballen me sfida të tjera, me më pak mbështetje dhe me norma shoqërore që shpesh e bëjnë alkoolin, duhanin, abuzimin digjital apo përdorimin e substancave të duken të zakonshme. Për këtë arsye, çfarë ndodh jashtë qendrës urbane ka të njëjtën rëndësi për shëndetin publik dhe mirëqenien e komunitetit. Të dhënat kombëtare…
Fermerët do të përfitojnë kompensim të TVSH-së në masën 10 % për blerjen e imputeve. Por cila është procedura për ta përfituar atë përmes autofaturimit? Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se blerësi I regjistruar për TVSH-në si grumbullues, përpunues ose agroturizëm i certifikuar, lëshon faturë tatimore (autofaturë) në emër të prodhuesit bujqësor (fermerit) për mallrat ose shërbimet e blera. Vlera e faturës përdoret për llogaritjen e kompensimit dhe në të duhet të shënohet NIPT i prodhuesit dhe elementet e tjera të faturës tatimore sipas ligjit. Por çfarë kushtesh duhet të plotësojnë fermerët për kompensim? Një ndër to është qarkullimi…
iute Group, një grup bankar i themeluar në Estoni, ka marrë miratimin nga Banka Kombëtare e Ukrainës dhe ka nënshkruar një marrëveshje që mundëson vazhdimin e krijimit të një banke dixhitale në Ukrainë. Në këtë linjë, grupi konfirmon se në të gjitha tregjet ku operon, synimi është transformimi në një bankë plotësisht dixhitale. Më herët, iute Group fitoi një tender të hapur të organizuar nga Fondi Ukrainas i Garancisë së Depozitave. Kjo u pasua nga miratimi nga Banka Kombëtare e Ukrainës dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje që lejon zotërimin e aseteve të përzgjedhura dhe detyrimet e depozitave të bankës RWS,…
Një investigim ekskluziv i emisionit italian “Le Iene” zbulon ekzistencën e një rrjeti të mirëorganizuar mashtrimesh financiare që operon nga Tirana, duke targetuar qytetarë në disa vende europiane. Një call center i vendosur në një nga kullat më moderne të kryeqytetit dyshohet se gjeneron deri në 30 milionë euro në muaj, ndërsa ngrihen dyshime serioze se paratë e përfituara përdoren për pastrim parash nga aktivitete të tjera kriminale. Investigim ekskluziv i ‘Le Iene’: Call center në Tiranë, mashtrimi financiar që gjeneron 25–30 milionë euro në muaj. Dyshime të forta se këto struktura përdoren për pastrim parash nga trafiku i drogës…
Gjykata e Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm e Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë, ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive me vlerë 30 milionë euro që i përkasin Álvaro Romillo Castillo-s, i njohur në Spanjë me nofkën “CryptoSpain” (KriptoSpanja), në kuadër të një hetimi për pastrim parash, vepër penale e parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal shqiptar, i cili ndëshkon fshehjen, shndërrimin ose transferimin e pasurive me origjinë të paligjshme. “Operacioni Kapitali” është zhvilluar në zonën e Dhërmiut nga Seksioni i Hetimit të Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas…
