Autor: Ekofin
Qeveria synon përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) në sektorët industrialë, duke kombinuar trajnime të specializuara, mbështetje financiare dhe mjedise testimi për zgjidhje inovative. Strategjia Kombëtare e Inteligjencës Artificiale, e publikuar në konsultim publik, parashikon iniciativa informuese të përshtatura për nevojat e industrive të ndryshme. Seminare dhe konferenca të dedikuara do t’i prezantojnë bizneset me zhvillimet
Kushtet e kreditimit në Shqipëri vijojnë të mbeten të favorshme, duke mbështetur rritjen e kredisë për sektorin privat si tek bizneset, ashtu edhe tek individët. Normat e ulëta të interesit dhe kostoja e reduktuar e depozitave po krijojnë terren për zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit kreditues në muajt në vijim. Sipas raportit të Bankës së
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka dalë me një njoftim lidhur me rinovimin e vizave. Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, ambasada njofton se që prej datës 2 shtator 2025, do të mund të rinovohen me postë vetëm vizat e tipit B1/B2, të cilat janë ende të vlefshme, ose
Kryeministri Edi Rama ndërsa informoi sot se 207 shtëpi janë të dëmtuara nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, nga të cilat 40 familje deri tani kanë humbur shtëpinë plotësisht, premtoi kompensim të dëmeve. Në një komunikim live në rrjetet sociale, Rama tha se 72 orët e fundit ishin tejet të vështira për
Ish-ambasadori amerikan dhe aktualisht drejtues i përkohshëm i Qendrës Kennedy, Richard Grenell, ka deklaruar se presidenti Donald Trump “absolutisht e shpëtoi” institucionin e njohur kulturor nga shembja. Në një reagim në rrjetet sociale, Grenell ka përshkruar gjendjen e rënduar të godinës përpara marrjes së detyrës së tij, duke thënë se Qendra, e ndërtuar si memorial
Ryanair, kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, ka njoftuar hapjen e një baze të re në Aeroportin e Tiranës nga prilli 2026, me tre avionë të rinj Boeing 737-800 dhe një investim prej 300 milionë dollarësh. Baza do të krijojë mbi 100 vende të reja pune me pagesë të lartë për pilotë
Mjedisi ekonomik ndërkombëtar mbetet i brishtë, i ndikuar nga konfliktet gjeopolitike dhe paqartësia mbi politikat tregtare. Megjithëse tarifat tregtare pritet të jenë më të ulëta se parashikimet fillestare dhe tregjet financiare kanë treguar njëfarë stabiliteti, rritja globale parashikohet të ngadalësohet. Ekonomia evropiane, sipas të dhënave të fundit, u rrit me 1.3% në tremujorin e parë
Serbia dhe Kroacia po bëhen partnerë më të rëndësishëm për ekonominë gjermane sesa Rusia. Tregtia me Rusinë po bie, e me këto vende po rritet. Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por që nga pushtimi i Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve të BE-së, tregtia ka qenë në rënie të
Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën nga zjarret në rang vendi. MM thekson se, pas përpjekjeve intensive të mijëra forcave të emergjencave sot situata nga zjarret në vend është më e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive, teksa aktualisht po punohet me
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zjarret masive që prekën vendin tonë ditët e fundit. Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët ndodhen në terren prej ditësh për të shuar flakët dhe evakuuar banorët. Kreu i qeverisë, ndërsa i quan kriminelë autorët e zjarrvënieve, thekson se ata duhet të marrin dënimin maksimal për dëmin që kanë shkaktuar.