Autor: Ekofin
ABI Bank dhe Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF) nënshkruan sot një marrëveshje të re partneriteti për të zgjeruar aksesin në financim për bizneset në Shqipëri, me fokus kryesor te bizneset mikro dhe të vogla në segmentin NOA /Abi. Përmes këtij partneriteti, ADGF do të ofrojë garanci kredie për të mbështetur kreditimin nga ABI
27,000 euro në bursa do të mbështesin tre studentë që ndjekin programin Master i Arteve në Transformimin dhe Integrimin Evropian Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, vijon mbështetjen e saj për arsimin e lartë dhe talentet e reja në Shqipëri, duke ofruar 27,000 euro bursa për tre studentë të pranuar në programin
Inflacioni në Eurozonë u rrit në 3.8% me bazë vjetore në shtator, duke shënuar normën më të lartë në tre vjet dhe duke tejkaluar parashikimet e ekonomistëve për një rritje prej 3.6%. Rritja erdhi pothuajse tërësisht nga një segment i vetëm i shportës së konsumit. Kostot e energjisë shpjeguan afërsisht gjysmën e normës së inflacionit.
BALFIN Group ka kontribuar me 52,7 milionë euro në taksa gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Shifra është bërë publike nga vetë Grupi përmes një postimi në rrjetet sociale dhe tregon një rritje të kontributit fiskal të kompanive të BALFIN në ekonomitë ku ato ushtrojnë aktivitetin. Kontributi prej 52,7 milionë eurosh përbën një hyrje
Dy media në Shqipëri dhe Kosovë përballen me procese gjyqësore në Austri, pasi Gjykata Penale Rajonale e Vjenës (Landesgericht für Strafsachen Wien) ka pranuar për shqyrtim paditë e paraqitura nga Samir Mane, President i BALFIN Group, lidhur me publikime të konsideruara shpifje. Vendimi, me numër 113 Hv 143/26s, konfirmon juridiksionin e gjykatës austriake dhe i
Trembëdhjetë grupe ndërkombëtare të hotelerisë, që përfaqësojnë 61 marka, po eksplorojnë mundësitë e investimit dhe bashkëpunimit me projekte shqiptare në sektorin e turizmit. Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro, deklaroi në “Future Hospitality Forum 2026”, të organizuar në Tiranë nga AIDA, se vetëm 3 prej këtyre markave janë aktualisht
Dy nismat ligjore që prekin funksionimin e Bankës së Shqipërisë pritet të ecin paralelisht dhe të bashkohen gjatë shqyrtimit parlamentar, duke i hapur rrugën një reformimi më të gjerë të kuadrit ligjor të bankës qendrore. Burime nga Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave i thanë Ekofin.al se qeveria pritet të miratojë së shpejti projektligjin e ri
Shqipëria po përgatit ndryshime të reja në ligjin për procedurat tatimore, të cilat zgjerojnë detyrimet e raportimit për grupet e shoqërive shumëkombëshe dhe vendosin rregulla për shkëmbimin automatik të informacionit tatimor me juridiksionet e tjera. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’” është
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka kaluar nga një vend me prani të kufizuar në hartën turistike europiane në një destinacion që pret mbi 12 milionë turistë. Gjatë edicionit të parë të “Future Hospitality Forum 2026”, Rama tha se rritja e kërkesës për Shqipërinë po shoqërohet me nevojën për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se faza e ardhshme e turizmit shqiptar duhet të fokusohet jo vetëm në rritjen e numrit të vizitorëve, por edhe në krijimin e më shumë vlere nga çdo vizitë dhe zgjatjen e sezonit turistik. Në fjalën e saj në forumin “Future Hospitality Forum 2026”, që u