Autor: Ekofin
Shqipëria ka mbyllur praktikisht hendekun me Bashkimin Evropian në mbulimin e popullsisë me rrjet 4G, duke e rritur këtë tregues nga vetëm 38% në periudhën 2014-2016 në pothuajse 100% në 2023-2024. Përmirësimi është ndër më të fortët e regjistruar në infrastrukturën digjitale të Ballkanit Perëndimor gjatë dekadës së fundit, sipas raportit të OECD-së. OECD e
Tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshojë vetëm mënyrën se si prodhohet energjia, por edhe profesionet dhe aftësitë që kërkon sektori. Krahas elektricistëve, teknikëve dhe inxhinierëve tradicionalë, kompanive do t’u duhen gjithnjë e më shumë njohuri në inteligjencën artificiale, shkencën e të dhënave, sigurinë kibernetike, automatizimin dhe mekatronikën, sipas Studimit të Këshillit Rajonal
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka aplikuar pranë Zyrës së Bashkimit Europian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO) për ta regjistruar zërin e saj si markë tregtare, në një përpjekje të re për t’u mbrojtur nga falsifikimet e krijuara me inteligjencë artificiale, të njohura si “deepfake”, sipas të dhënave të publikuara të hënën. Aplikimi i saj, i datës
Pagesat elektronike mund t’i kursejnë ekonomisë shqiptare deri në 38.7 miliardë lekë në vit, një vlerë e barabartë me rreth 1.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Përfitimet lidhen me kalimin nga përdorimi i parasë fizike drejt pagesave elektronike dhe krijimin e infrastrukturës së pagesave të menjëhershme. Vlerësimi vjen nga një studim i përbashkët i Bankës
Pedro Sánchez ka humbur kontrollin mbi narrativën – dhe pikërisht për këtë arsye po thërret zgjedhje të parakohshme. Në tetë vite në detyrë, kryeministri spanjoll ka mbijetuar çdo pengesë që i është shfaqur, duke dëshmuar se është po aq dinak sa edhe i pamëshirshëm politikisht. Ai ka riformësuar politikën spanjolle, ka transformuar partinë e tij
Bota po përballet me një rrezik gjithnjë e më të madh që çmimet e larta të energjisë të mos jenë vetëm një fenomen i përkohshëm, por të shndërrohen në një realitet më afatgjatë, me pasoja të drejtpërdrejta për inflacionin, normat e interesit dhe rritjen ekonomike. Në edicionin më të fundit tremujor të “Investment Outlook”, ekspertët
Qytetarët ndaj të cilëve hapet një dosje përmbarimore do të mund të informohen tashmë elektronikisht përmes llogarisë së tyre në e-Albania. Shërbimi Përmbarimor Shtetëror ka prezantuar një shërbim të ri, që synon të përshpejtojë dhe të rrisë transparencën e komunikimit me personat që rezultojnë debitorë. Sipas njoftimit, kur ndaj një qytetari hapet një dosje përmbarimore
Tatimpaguesit që janë në ankim administrativ apo proces gjyqësor kanë afat deri më 30 nëntor 2026 për të paraqitur aktin e heqjes dorë nga ankimi, padia apo rekursi dhe për të përfituar nga lehtësitë e parashikuara në ligjin e faljes së detyrimeve tatimore. Tatimpaguesve u mbeten 57 ditë për të ndërmarrë një nga hapat kyç
Operatori i Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), TAP AG, ka përcaktuar tremujorin e katërt të vitit 2027 si afatin e planifikuar për përfundimin e impiantit të matjes së gazit dhe reduktimit të presionit në Shqipëri, në pikën e daljes në rajonin e Fierit. “Si pjesë e projektit të zgjerimit të nivelit të parë të TAP-it, rreth 1.04
Një fëmijë nën 15 vjeç në Greqi nuk do të mund të hapë apo të përdorë lirisht një llogari në rrjetet sociale vetëm duke vendosur një datëlindje të rreme. Nga 1 janari 2027, vendi fqinj vendos një kufi të ri moshe për aksesin në këto platforma, ndërsa kompanitë do të duhet të kontrollojnë nëse përdoruesi