Autor: Ekofin
Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të sektorit të prodhimit të qumështit. Ministrja u shpreh se, në takim u diskutuan problematikat që hasen gjatë gjithë zinxhirit, nga grumbullimi e deri te tregtimi për konsumatorët finalë. “Ulja e informalitetit dhe garantimi i konkurrencës së ndershme mbeten ende sfida për
Në 6-mujorin e parë të këtij viti, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka vendosur 14 gjoba për shkelje të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike. Teksa temperaturat e larta rritin rrezikun e shpërthimeve të bombolave të gazit, të dhënat mujore të publikuara nga ky
Punësimi u rrit me 3 % gjatë vitit 2022, ndërsa shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-74 vjeç është ulur me 0.6 pikë përqindje. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi tregun e punës për vitin 2022, sipas të cilit forca e punës vlerësohet të jetë 1 457 959 persona, ku meshkujt përbëjnë 53.7 %
Zhvillimet e viteve të fundit në tregun e punës kanë qenë dinamike, duke nxjerrë në pah mungesën e fuqisë punëtore, kërkesën në rritje të bizneseve, por nga ana tjetër edhe një largim masiv të të rinjve. Megjithatë, situata ka edhe një këndvështrim tjetër. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, për
Eksportet e Kinës u tkurrën muajin e kaluar me ritmin e tyre më të shpejtë që nga fillimi tre vjet më parë i pandemisë COVID-19, ndërsa një ekonomi e sëmurë globale po ushtron vazhdimisht presion në rritje ndaj politikëbërësve kinezë për masa të reja stimuluese. Rimëkëmbja e Kinës pas pandemisë është ngadalësuar pas një rritjeje
Borxhi publik global u rrit në një rekord prej 92 trilionë dollarësh në vitin 2022 pasi qeveritë morën hua për të luftuar krizat, siç pandemia COVID-19, me barrën që po ndihej ashpër nga vendet në zhvillim, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara. Borxhi i brendshëm dhe i jashtëm në mbarë botën është rritur
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), të cilës iu ngarkua detyrimi i sigurimit të furnizimit të vendit me energji elektrike në kushtet e emergjencës, ka pësuar një humbje financiare prej rreth 26 miliardë lekësh apo 256 milionë euro në vitin 2022. Në raport me një vit më parë situata është krejtësisht e ndryshme pasi në vitin 2021
Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare pësoi sërish rënie në ankandin e kësaj jave dhe preku nivelin më të ulët në 15 muaj. Sipas të dhënave nga banka qendrore, kuponi dhe yield-i uniform i pranuar në emetimin e ri të obligacioneve 10 vjeçare rezultoi 6%, nga 6.6% që kishte qenë në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve,
Instituti i Statistikave duket se ka “harruar” sërish të publikojë të dhënat për “Rezultatet e Vrojtimit Vjetor të Qumështit dhe Nënprodukteve të tij”. Edhe pse e kishte paralajmëruar vetë se këto të dhëna do të ishin publike në datën 6 korrik, ato ende mungojnë në faqen e INSTAT. Ndryshe nga herët e tjerë, kur ka
Qytetarët që kanë blerë një banesë e cila rezulton në një godinë të ndërtuar pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit dhe që është konfiskuar nga shteti, mund të rrezikojë ta humbasë atë nëse ka bërë transaksion me para në dorë. Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar dhe miratuar projektligjin për administrimin e objekteve