Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të sektorit të prodhimit të qumështit.
Ministrja u shpreh se, në takim u diskutuan problematikat që hasen gjatë gjithë zinxhirit, nga grumbullimi e deri te tregtimi për konsumatorët finalë.
“Ulja e informalitetit dhe garantimi i konkurrencës së ndershme mbeten ende sfida për funksionimin e këtij tregu”, nënvizoi ministrja Ibrahimaj.
Qeveria shqiptare po vijon prej disa vitesh me radhë mbështetjen e këtij sektori me subvencione.
Referuar statistikave të AZHBR, për vitin 2022 Skema Kombëtare financoi 6211 blegtorë, me një fond prej 1,52 miliardë lekësh, me qëllim rritjen e prodhimit dhe standardeve për këtë sektor bazë të ekonomisë në vend.
Vitin e kaluar prodhimi i qumështit në vend arriti në 970 mijë tonë.
