Autor: Ekofin
Shumica e biznesmenëve të Ballkanit Perëndimor e konsiderojnë bashkëpunimin rajonal të mirë për biznesin e tyre, pasi 59% e tyre parashikojnë përfitime prej tij. Reflektimi i një njohjeje të gjerë të avantazheve reciproke, duke përfshirë avantazhet e mundshme të bashkëpunimit të zgjeruar, sugjeron mundësi për nxitjen e rritjes ekonomike dhe stabilitetit në të gjithë botën.
Në Shqipëri skema e mashtrimit me mikrokreditë, që po hetohet nga Prokuroria, ka nxjerrë në pah, përveç të tjerash, edhe dyshime serioze për ankande fiktive të shitjes së pronave të sekuestruara të qytetarëve debitorë. Në fakt ky fenomen, sipas njohësve të fushës, është një ndër problematikat e thella në rrafshin e ekzekutimit të titujve ekzekutiv
Të mësuarit e gjuhëve të huaja në moshë të re ka disa përparësi: përmirëson të kuptuarit tuaj për botën, ju lejon të bisedoni me fqinjët tuaj, ju lejon të zbuloni seri të reja televizive në gjuhën e tyre origjinale dhe ju ndihmon të kuptoheni më mirë (në pjesën më të madhe) gjatë pushimeve jashtë vendit. Po
Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa, me origjinë veriperëndimore. Për pasojë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Kastrati Group në bashkëpunim me organizatën YWCA, kanë çelur ekspozitën e fotografit Rezart Gurashi në mjediset e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Kjo ekspozitë fotografike, që mban të njëjtin titull me fushatën botërore, “1 në 8”, tregon rrugëtimin, forcën dhe vendosmërinë e grave të prekura nga
4.6 miliardë lekë apo 46 milionë euro është fondi limit me të cilin Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderat për 2 projekte të reja infrastrukturore. Rehabilitimi i aksit rrugor Fier – Kthesa e Patosit – Ballsh – Fratar është projekti i parë, ndërsa projekti i dytë përfshin aksin kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut,
Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali, miratuan amendamentin për alokimin e fondeve në kuadër të ratifikimit dhe zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë për Sigurinë Sociale, e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 dhe pritet të miratohet nga parlamenti Italian.
Greenhouse, kompania me seli në Kosovë po investon mbi 5 milionë euro (5.58 milionë dollarë) në ndërtimin e një objekti të ri prej 10,400 metrash katrorë për prodhimin e shtëpive me panele druri të parafabrikuara, afër qytetit perëndimor të Pejës. Fabrika e re do të ketë makineri të teknologjisë së avancuar që synojnë rritjen e
FED invest, EFSE (Fondi Evropian për Evropën Juglindore) Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Vendeve të Ulta, dhe Rabo Partnerships kanë bërë bilancin e 7 viteve bashkëpunimi në kuadrin e një programi të partneritetit publik-privat (PPP) në një Konferencë me titull: “Financa e qëndrueshme gjithëpërfshirëse në Shqipëri, Historia e transformimit të FED invest-it”,
Mark Zuckerberg, bashkëthemelues i Facebook, ka arritur një pikë të re të pasurisë neto, duke shkuar në 206.2 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Kjo e ka vendosur atë përpara Jeff Bezos, ish-CEO i Amazon, që ka një vlerë neto prej 205.1 miliardë dollarësh. Zuckerberg tani renditet i dyti pas Elon Musk, me