Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa, me origjinë veriperëndimore.
Për pasojë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe luginat shpejtësia e erës do të jetë 6-10 m/s.
