Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

177.1 mld lekë në buxhet nga TVSH-ja gjatë 10-mujorit

13:00 - Nëntor 17, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në buxhetin e shtetit nga periudha janar-tetor janë mbledhur 177.1 miliardë lekë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Sipas raportit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbi treguesit fiskal, të ardhurat nga TVSH në import, për 10 mujorin, rezultojnë 120.8 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 6.2% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 452 milionë ose 0.4% më pak se plani për 10 mujorin 2023.

Të ardhurat nga TVSH -ja brenda vendit u realizuan në masën 40.4 miliardë lekë, 8.2 miliardë ose 25.4% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe 0.5 miliardë ose 1.3% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 10 mujorin 2023.

Rimbursimet për periudhën 10 mujore 2023 janë 15.9 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 7.3% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe 954 milionë lekë ose 6.4% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 10 mujorin 2023.

Sipas MFE-së, të ardhurat nga TVSH në import janë ndikuar ndjeshëm nga ndryshimet e forta të kursit të këmbimit, të cilat kanë ulur bazën e llogaritjes së TVSH-së për mallrat e importit.

Rritja e TVSH-së për shkak të rritjes së volumeve të importit të mallrave nuk ka kompensuar uljen e ndjeshme të TVSH-së për shkak të zvogëlimit të bazës së llogaritjes së TVSH-së si rezultat i zhvlerësimit të euros dhe dollarit.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në 2024-ën parashikohet të jenë rreth 211.2 miliardë lekë, 11.2 miliardë lekë ose 5.6% më shumë se pritshmëria për vitin 2023.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë renditi në projektbuxhetin e vitit 2024 edhe burimet e rritjes së TVSH-së.

Konkretisht, MFE rendit si burime rritjen e të ardhurave nga TVSH që gjeneron rritja ekonomike shtesë dhe indeksi i çmimeve, rritjen e të ardhurave nga sektorë në ekspansion si turizmi, akomodimi dhe gjithë sektorët e tjerë të zinxhirit ekonomik që furnizojnë turizmin, si dhe përmirësimin e administrimit të TVSH-së nga sistemi i fiskalizimit dhe konsolidimi i faturimit elektronik.

Ekofin Media
Ekofin Media
buxhet import MFE te ardhura tvsh
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter