Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Mirilda Tili

Ndërsa sezoni turistik ka rritur fluksin e udhëtarëve dhe nevojën për një transport publik funksional, operatorët e këtij sektori po përballen me një tjetër krizë: rritjen e kostove të karburantit dhe vonesat procedurale në përfitimin e subvencionit të premtuar nga qeveria në rastin e rritjes së parë të çmimit në tregjet ndërkombëtare, që solli edhe tek ne aplikimin e masave të jashtëzakonshme.

Megjithëse është miratuar një fond prej 250 milionë lekësh për kompensimin e kostove të naftës për tre muaj, deri tani asnjë kompani nuk ka marrë pagesën, ndërkohë që për çudi numri i aplikantëve në tatime mbetet shumë i ulët.

Sipas burimeve të Ekofin.al, më 21 korrik shoqatat dhe kompanitë e transportit i janë drejtuar qeverisë me një kërkesë të re për subvencionimin e karburantit, pasi çmimi i naftës ka kaluar sërish pragun e 200 lekëve për litër, duke rënduar ndjeshëm kostot e operimit.

Ndërkohë, lidhur me kompensimin me 50 lek/litri, e miratuar nga qeveria për tre muaj, mars, prill dhe maj, operatorët nuk kanë përfituar ende asnjë pagesë. Burime pranë sektorit bëjnë të ditur për Ekofin.al se shkaku kryesor është procedura e zgjatur e verifikimit të dokumentacionit dhe shpërndarjes së fondit, një proces që kompanitë e konsiderojnë tepër burokratik dhe të ngadaltë për një sektor që po përballet me probleme të menjëhershme likuiditeti.

Vetëm 26 aplikime nga mbi 200 operatorë

Një tjetër tregues i vështirësive të skemës është numri i aplikimeve. Edhe pse në Shqipëri operojnë mbi 200 kompani të transportit urban, rrethqytetës dhe ndërqytetës, vetëm 26 subjekte kanë dorëzuar dokumentacionin për të përfituar kompensimin, sipas burimeve nga sektori i transportit.

Zyrtarisht, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se aplikimet janë hapur më 1 qershor dhe do të pranohen deri më 1 gusht 2026. Fondi prej 250 milionë lekësh synon të zbusë ndikimin e rritjes së çmimit të karburanteve dhe të shmangë transferimin e plotë të kostove te qytetarët përmes rritjes së tarifave të biletave.

Por burimet e Ekofin.al japin një panoramë më të plotë mbi arsyet e pjesëmarrjes së ulët. Sipas tyre, një pjesë e konsiderueshme e operatorëve, veçanërisht kompanitë më të vogla, nuk kanë një sistem kontabiliteti të plotë dhe të formalizuar që u lejon të plotësojnë kriteret e kërkuara nga administrata tatimore. Nga ana tjetër, vetë procedura e aplikimit është perceptuar si komplekse dhe me kërkesa të shumta dokumentare, duke dekurajuar shumë operatorë.

Sektori paralajmëron rrezik falimentimi

Situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për operatorët e transportit publik. Sipas burimeve të Ekofin.al, javën e ardhshme pritet të zhvillohet një takim koordinues mes institucioneve dhe shoqatave të transportit, me synimin për të gjetur zgjidhje që mund të lehtësojnë barrën financiare të sektorit.

Përfaqësues të operatorëve paralajmërojnë se shumë kompani ndodhen në kufijtë e mbijetesës ekonomike.

Rritja e vazhdueshme e kostove të karburantit, shpenzimet e mirëmbajtjes, pagat dhe detyrimet fiskale po ushtrojnë presion mbi një aktivitet me marzhe fitimi gjithnjë e më të ngushta.

Ndërsa përdoruesit e transportit ankohen për një flotë që nuk i përshtatet standardeve. Përdoruesit shprehen për autobusa pa kondicioner, për moszbatim të orareve të qarkullimit, apo edhe për mosrespektim të të drejtave të tyre si pasagjerë.

Nëse kompensimi nuk disbursohet brenda një afati të arsyeshëm, disa operatorë nuk përjashtojnë reduktimin e shërbimit ose pezullimin e aktivitetit në linja të caktuara.

Skema në letër, sfida në zbatim

Skema e miratuar nga qeveria synon të mbështesë transportin urban, rrethqytetës dhe ndërqytetës në një periudhë të karakterizuar nga luhatje të forta të çmimeve të naftës. Në teori, ajo përfaqëson një instrument për të mbrojtur si operatorët, ashtu edhe qytetarët nga një rritje e re e çmimeve të biletave.

Megjithatë, ecuria e deritanishme tregon se problemi nuk lidhet vetëm me ekzistencën e fondit, por me aksesin real në të. Kur vetëm rreth 13% e operatorëve kanë arritur të aplikojnë dhe asnjë nuk ka marrë ende fondet, lind pyetja nëse mekanizmi i ndërtuar është vërtet i përshtatur për nevojat e një sektori që kërkon reagim të shpejtë.

Në kulmin e sezonit turistik, kur transporti publik është një hallkë kyçe për lëvizjen e qytetarëve dhe turistëve, vonesat në zbatimin e skemës së kompensimit rrezikojnë të shndërrojnë një masë mbështetëse në një premtim që nuk arrin të prodhojë efektin për të cilin u krijua. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
alarm nafta publik subvencionim transporti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

gazetar_213:40 - Korrik 23, 20260

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë do të hyjë praktikisht…

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

12:51 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter